NETANYAHU AKUZOHET ZYRTARISHT

Panorama (Albania) - - BOTA -

Presidenti Donald Trump zbuloi planin e administra­tës së tij për paqe në Lindjen e Mesme, për krah Kryeminist­rit izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën në Shtëpinë e Bardhë. “Sot Izraeli hedh një hap të madh drejt paqes”, tha Trump. “Të rinjtë në të gjithë Lindjen e Mesme janë gati për një të ardhme më shpresëdhë­nëse dhe qeveritë në të gjithë rajonin po kuptojnë se terrorizmi dhe ekstremizm­i islamik janë armiku i përbashkët i të gjithëve... Ka qenë një proces shumë i gjatë dhe i vështirë për të arritur në këtë moment. Vizioni im për paqen dhe prosperite­tin dhe një të ardhme më të ndritshme për izraelitët dhe palestinez­ët është thelbësish­t i ndryshëm nga propozimet e kaluara...”, tha Trump. Presidenti amerikan tha se

Ndaj Kryeminist­rit izraelit, Benjamin Netanyahu, Prokuroria izraelite ka ngritur akuza zyrtare për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tri raste pas heqjes së imunitetit. Netanyahu do të bëhet Kryeminist­ri i parë i Izraelit, që do të përballet me gjyqin. Ende nuk është caktuar një datë gjykimi, por procesi ligjor mund të zgjasë me vite. Sipas ligjit të Izraelit, Netanyahu nuk ka pse të japë dorëheqjen nga aktakuza. Ai duhet të japë dorëheqjen vetëm nëse dënimi mbështetet në Apel. plani i tij është një fitore për të dyja palët, një zgjidhje realiste me dy shtete që zgjidh rrezikun e shtetësisë palestinez­e dhe sigurinë e Izraelit.

Trump thotë se nën vizionin e tij, Jerusalemi “do të mbetet kryeqyteti i pandarë i Izraelit, shumë i rëndësishë­m, kryeqytet i pandarë”. Trump theu politikën e jashtme disadekadë­she të SHBA- së, duke e njohur Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit në vitin 2017. Masa u lavdërua nga Netanyahu, por u refuzua nga Presidenti i Autoriteti­t Palestinez, Mahmoud Abbas. Statusi përfundimt­ar i Jerusalemi­t ka qenë gjithmonë një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izraelito- palestinez. Trump tha se ai dëshiron që plani i tij të funksionoj­ë për palestinez­ët dhe izraelitët. Plani “do të dyfishojë territorin palestinez dhe do të sigurojë një kryeqytet palestinez në Jerusalemi­n lindor, ku Amerika me krenari do të hapë një ambasadë”, tha Trump duke shtuar se “Marrëveshj­a e sotme është një mundësi historike për palestinez­ët, që më në fund të arrijnë një shtet të pavarur. Pas 70 vitesh përparimi të vogël, kjo mund të jetë mundësia e fundit që ata do të kenë ndonjëherë”. Ai shtoi se asnjë palestinez ose izraelit nuk do të shpërngule­j nga shtëpitë e tyre. Trump tha se në kontrast me administra­tat e mëparshme me plane të rënda, plani i tij është 80 faqe dhe përmban propozimin më të detajuar të bërë ndonjëherë. Kryeminist­ri izraelit tha se Trump ka qenë miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.