SELIA E POLICISE

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Edhe Policia e Shtetit do të ketë një korpus të ri. Për këtë objekt është hapur tenderi për projektimi­n e ndërtimit që më 8 nëntor të 2018ës me një fond prej 36.4 milionë lekësh dhe që prej atëherë nuk u fol më. Ai do të ndërtohet pranë ish- batalionit të Policisë Ushtarake, ngjitur me Akademinë e Sigurisë, duke krijuar kështu një kompleks shërbimesh të Policisë me strukturat e saj vartëse. Janë një sërë ndërhyrjes­h që janë propozuar të kryhen në këtë godinë, që përfshijnë rehabiliti­min e godinave, si dhe ndërtimin e dy godinave të reja fjetore për studentët, godinë për sporte ujore e ushtrime force, si dhe shtesë godine mësimore për zjarrfikës­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.