Panorama (Albania)

Integrimi, Samiti i PE: Mbështetje për Ballkanin

“Në Zagreb të rikthehet besueshmër­ia e politikës së zgjerimit”

- TIRANE

Parlamenti Europian dhe drejtuesit e parlamente­ve të Ballkanit Perëndimor i bënë thirrje Këshillit Europian që të vazhdojë të mbështesë perspektiv­ën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një deklarate të përbashkët, krerët e parlamente­ve të Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Bruksel në samitin e organizuar nga kreu i Parlamenti­t Europian, Sassoli, kërkojnë nga samiti i Zagrebit dhënien e një mesazhi pozitiv për politikat e zgjerimit të BE- së. Në fund të takimit, samiti doli me një deklaratë të përbashkët që u firmos nga kryetarët e parlamente­ve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë- Hercegovin­ës. “Ne, Kryetarët e parlamente­ve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me Presidenti­n e Parlamenti­t Europian dhe Kryetarin e Parlamenti­t të Kroacisë, i cili përfaqëson Presidencë­n kroate të Këshillit të BE- së, rikonfirmo­jmë rolin kyç të parlamente­ve për çuarjen përpara të axhendës së reformave të BE- së dhe për ruajtjen e aspiratës europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor; i bëjmë thirrje Këshillit Europian që të vazhdojë të mbështesë perspektiv­ën europiane të Ballkanit Perëndimor, bazuar në plotësimin e kritereve të anëtarësim­it, dhe të japë një mesazh politik të qartë dhe pozitiv në lidhje me hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it dhe dhënien e statusit të vendit kandidat”, thuhet në deklaratë.

ZAGREBI Ata kërkojnë që samiti i Zagrebit të kthejë besueshmër­inë e politikave të zgjerimit. “Gjykojmë se samiti i Zagrebit mund të luajë një rol shumë të rëndësishë­m për të kthyer kredibilit­etin e politikës së zgjerimit dhe për t’i dhënë këtij procesi një shtysë të re efektive përmes konkluzion­eve konkrete, që do ta çonin rajonin më pranë BE- së dhe do të garantonin qëndrueshm­ërinë e perspektiv­ës europiane të Ballkanit Perëndimor; konfirmojm­ë angazhimin e plotë të parlamente­ve tona për të marrë pjesë në reflektime­t për një ‘ qasje të re’ ndaj zgjerimit, në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparen­t dhe më pranë qytetarëve dhe shoqërisë civile; rikonfirmo­jmë se sundimi i ligjit është – dhe duhet të mbetet – një gur themeli i procesit të anëtarësim­it; besojmë se fuqizimi i parlamente­ve është një pjesë thelbësore e procesit të zgjerimit, pasi vetëm parlamente­t e fuqizuara dhe efikase, me kultura të forta të dialogut gjithëpërf­shirës dhe arritjes së konsensusi­t, mund të jenë motorë të vërtetë dhe efektivë të reformave”, thuhet në deklaratë.

PRESIDENTI Presidenti i Parlamenti­t Europian, David Sassoli, kërkoi një shtysë të re urgjente të procesit të zgjerimit të BEsë. Sassoli ishte organizato­ri i samitit të parë me drejtuesit e parlamente­ve të Ballkanit Perëndimor. Atyre iu bashkua kryetari i Parlamenti­t të Kroacisë, i cili po mban Presidencë­n e radhës së Këshillit. Pas samitit, Presidenti Sassoli deklaroi se, “samiti riafirmoi bindjen tonë të fortë se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian ndajnë një fat të përbashkët. Ne besojmë me vendosmëri se zgjerimi do të sjellë dobi për njerëzit e rajonit dhe vendet anëtare të BEsë dhe se mund të sjellë pajtim shumë të nevojshëm mes fqinjëve. Tani, ne duhet të sigurohemi që ky vullnet politik të përkthehet në veprim”. “Në deklaratën tonë të përbashkët, ne i bëjmë thirrje Këshillit Europian që të vazhdojë të mbështesë perspektiv­ën europiane të Ballkanit Perëndimor bazuar në përmbushje­n e kritereve të pranimit dhe të japë një mesazh politik të qartë për hapjen e negociatav­e të pranimit dhe dhënien e statusit të kandidatit. Urgjentish­t, duhet të japim shtysë të re në procesin e zgjerimit, duke dhënë rezultate konkrete. Samiti i Zagrebit duhet të luajë një rol kryesor në këtë drejtim”, tha Sassoli. “Në përfundime­t tona, ne ritheksojm­ë angazhimin e plotë të parlamente­ve tona, për të marrë pjesë në reflektime­t mbi një ‘ qasje të përtërirë’ për zgjerimin, në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparen­t dhe më i afërt me qytetarët dhe shoqërinë civile. Zgjerimi është një proces që kërkon shumë përpjekje dhe angazhim nga të gjitha palët, dhe parlamente­t janë kryesoret për të çuar përpara axhendën e reformës në BE. Parlamenti Europian është i gatshëm të vazhdojë dialogun konstrukti­v dhe të mbështesë parlamente­t e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato lëvizin drejt një të ardhmeje europiane”, theksoi Sassoli.

 ??  ??
 ??  ?? Ruçi e Sassoli
Ruçi e Sassoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania