Panorama (Albania)

Skadon afati, nis sot heqja me forcë e depozitave nga tarracat

Policia Bashkiake dhe IKMT, nga sot në terren. Përplasje midis banorëve dhe administra­torit: Të gjendet zgjidhja për ujin

-

Gati një muaj e gjysmë kohë në dispozicio­n për heqjen e depozitave të ujit mbi tarraca nuk ka mjaftuar që administra­torët e pallateve të gjejnë gjuhën e përbashkët me banorët.

Këta të fundit nuk pranojnë të zhbëjnë investimin e bërë në vite, pa siguruar më parë ujë të pandërprer­ë në çezmat e tyre.

PËRPLASJA Të gjendur nën presionin e Bashkisë për të zbatuar vendimin e datës 16 dhjetor, “Për heqjen e përkohshme të depozitave të ujit nga pallatet e banimit dhe heqjen e menjëhersh­me nga pallatet e dëmtuara”, administra­torët kanë nisur bisedimet prej kohësh për gjetjen e një zgjidhjeje. Dy janë alternativ­at e dhëna për realizimin e kësaj procedure, por që asnjëra s’duket të ketë bërë punë në shumicën e pallateve. E para, parashikon blerjen e një megadepozi­te për t’u vendosur në një ambient të përbashkët, ku i vetmi kontribut i Bashkisë së Tiranës është dhënia e përshpejtu­ar e lejes. Së dyti, pajtimi i një inxhinieri që pasi të studiojë fizibilite­tin e tarracës, të firmosë dokumentin që “bind” bashkinë se tarraca e tyre mban. Të dyja këto, me kosto shtesë që shumica e banorëve nuk pranojnë ta paguajnë për vetë faktin se kanë investuar një herë për të siguruar atë që pushtetet e disa viteve nuk e kanë bërë dot. “Na kanë kërkuar nga 20 mijë lekë për shtëpi për të blerë një depozitë për gjithë pallatin, që do të vendoset në oborr. Për ne, që jemi dy pensionist­ë janë relativish­t shumë”, tregon një pensionist­e, banore e një prej pallateve të vjetra në “Myslym Shyr”, duke shtruar nga ana tjetër një problemati­kë. Banorët e kateve të para kundërshto­jnë vendosjen e depozitave të mëdha pranë lulishteve që përkojnë shumë afër dritareve të tyre, për shkak të ndotjes së madhe akustike që krijojnë. Ka të tjerë, pastaj që janë treguar më të zgjuar, duke i siguruar depozitës një vend në ballkonin e tyre. Ndërkohë, ka edhe pallate që me hir a me pahir i kanë hequr vetë depozitat. “Përmbajnë lloj- lloj papastërti­sh, por edhe krijonin shumë lagështirë në katin e fundit se rridhnin. Tani kemi paguar goxha për depozitën e re në parkingun e pallatit, por është investim disavjeçar dhe ia vlen”, tregon Rudina, banore e Lagjes nr. 13 në Kashar. Mesatarish­t, fatura financiare për vendosjen e depozitave të reja në nëntokë ose mbi të është 20 deri në 30 mijë lekë të reja. Madje, disa janë detyruar të paguajnë më tepër, pasi disa apartament­e janë bosh apo të blera nga familje që janë në emigrim.

MASAT Me apo pa dëshirën e banorëve, depozitat vetjake të ujit do të hiqen. Në letrën e asamblesë së bashkëpron­arëve drejtuar banorëve, e shpërndarë në çdo pallat gjatë kësaj kohe nënvizohen masat që do të merren me skadimin e afatit. “Pas kalimit të afatit të caktuar, 30 janar 2020, si dhe mospërmbus­hja e detyrimeve ligjore për heqjen e depozitave nga tarraca e pallatit, inspektora­ti i mbrojtjes së territorit dhe Policia Bashkiake do të veprojnë në zbatim të ligjeve në fuqi. Në një intervistë për “Panorama”, drejtori i Bashkëpron­ësisë dhe Emergjenca­ve Civile pranë Bashkisë së Tiranës, Erind Bejko, është shprehur se do të përdoren edhe forma ekstreme, si dhuna, në rast se do të jetë e nevojshme. “Në vendim është vendosur një afat i cili i lë kohë banorëve të vendosin për zbritjen e tyre. Ky afat na jep kohë edhe ne të komunikojm­ë me qytetarët, që të mos jetë e nevojshme futja e organeve ligjzbatue­se dhe përdorimi i formave ekstreme”. Me pak, fjalë, përplasja banor- administra­tor do të zhvendoset midis banorëve dhe Policisë Bashkiake. Vendimi i bashkisë nuk përjashton pallatet që nuk kanë pësuar kurrfarë dëmtimi nga lëkundjet sizmike. Edhe ata do të duhet t’i ulin depozitat poshtë për t’i vendosur në një moment të dytë. “Depozitat do të lejohet të rivendosen vetëm pas dorëzimit të raportit të përgatitur nga ekspertë të licencuar në fushën e ndërtimit, që vërteton se konstruksi­oni mbajtës i tarracës dhe i godinës në tërësi, lejon vendosjen e tyre në tarracën e përbashkët, pasi të jetë marrë pëlqimi i shumicës së asamblesë së bashkëpron­arëve”, citohet në njoftimin e shpërndarë nga bashkia.

 ??  ??
 ??  ?? Nga aksioni i Policisë Bashkiake në pallatet e pabanueshm­e
Nga aksioni i Policisë Bashkiake në pallatet e pabanueshm­e
 ??  ?? Faksimile e njoftimit të bashkisë, drejtuar banorëve
Faksimile e njoftimit të bashkisë, drejtuar banorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania