Panorama (Albania)

Presidenti i PSE: BE të mbajë premtimin për hapjen e negociatav­e

-

Presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, i kërkon Bashkimit Europian që të mbajë premtimin për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë qëndrim, ai e ka mbajtur gjatë një takimi me sekretarin e përgjithsh­ëm të Partisë Socialiste Taulant Balla, ku mësohet se kanë diskutuar mbi situatën në vend, Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE- së. Ndërkohë, një ditë më parë, numri dy i PS- së mbajti një qëndrim në lidhje me MiniShenge­nin Ballkanik. Duke iu përgjigjur kritikëve të nismës, Balla tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mësojnë nga BE- ja. “Ne, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mësojmë nga historia e Bashkimit Europian, nga ideja e parë e deri tek ajo çfarë prezanton sot BEja, në pamje të parë një bashkësi e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve etj.”, shkroi Balla. Më tej, numri dy i PS- së tha se vetëpërjas­htimi i Kosovës nga nismat rajonale, e dëmton atë. “Nuk e ndihmon aspak Kosovën vetëpërjas­htimi nga nismat rajonale, qoftë edhe nga Shengeni rajonal, që ka më shumë se 10- 15 vite që diskutohet në shumë tryeza dhe afro 5 vite që dakordësoh­et përgjatë procesit të Berlinit”, shkruan Balla. E kundërta ndodh nëse Kosova bëhet pjesë e Mini- Shengenit. Këtë konstatim, sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së e krahason me pjesëmarrj­en e Kosovës në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Edhe samiti i sotëm mes gjashtë parlamente­ve të Ballkanit Perëndimor ( Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje- Hercegovin­a dhe Serbia) konfirmoi se sa më shumë të përfshihem­i së bashku, Shqipëri e Kosovë, në dimensioni­n rajonal, aq më shumë fuqizojmë dimensioni­n e realitetit tonë edhe në sytë e Serbisë dhe aq më shumë ndihmojmë veten, në rrugën drejt njohjes së plotë e përfundimt­are të Kosovës nga të gjithë”, përfundoi Balla.

 ??  ?? Balla e Stanishev
Balla e Stanishev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania