PAKETA “ANTISHPIFJ­E”, SËRISH SOT NË KUVEND

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kuvendi pritet që të rrëzojë sot në seancën plenare dy dekretet e Presidenti­t Meta për dy ligjet për mediat. Në rendin e punimeve të seancës së sotme, dy dekretet e Metës do të diskutohen pas interpelan­cës së ministres Balluku dhe disa ligjeve që nuk pritet të prodhojnë debat. Duke përjashtua­r surprizat, dekretet e Metës do të hidhen poshtë nga maxhoranca, e cila edhe në këtë votim pret që t’i bashkohen disa nga opozitarët e rinj. Në pikat e tjera të rendit të ditës, një tjetër projektlig­j i shumëdisku­tuar që pritet të miratohet, është edhe ai për amnistinë. Ky ligj duhej të kishte kaluar në Kuvend që në seancën e fundit të 2019- ës, por, për shkak të situatës së tërmetit, u shty për në fillimin e 2020- ës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.