Panorama (Albania)

Kushtetues­ja, Venecia merr në shqyrtim pyetjet e Presidenti­t

-

Komisioni i Venecias ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar kërkesën e bërë pak kohë më parë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Kërkesa synon dhënien e një opinioni për veprimtari­në të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetarit të KED- së, Ardian Dvorani, në procesin e emërimit të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetues­e, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Sipas materialit qe ka siguruar gazeta "Panorama", kërkesa e kreut të shtetit do të shqyrtohet bashkërish­t me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në muajin mars. Pasi ka administru­ar pyetjet e Kuvendit, të cilat kërkojnë ta cilësojnë antikushte­tuese dekretin e Kreut të Shtetit për anëtaren e Kushtetues­es Marsida Xhaferllar­i, tashmë Venecia ka pranuar edhe kërkesën prej 64 faqesh të Presidenti­t Ilir Meta. Në pyetjet drejtuar këtij institucio­ni ndërkombët­ar, Presidenti akuzon Parlamenti­n dhe kreun e KED- së, Ardian Dvoranin, se kanë shkelur Kushtetutë­n për emërimin e dy anëtareve të tjera të Kushtetues­es Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Pavarësish­t argumentev­e me shkrim nga dy institucio­net shqiptare, një përfaqësi nga Venecia pritet të vizitojë Tiranën më 13- 14 shkurt, për të dëgjuar ballë për ballë të gjitha palët e përfshira në çështjen e ngritjes së Kushtetues­es. Delegacion­i, përveç Ilir Metës, kreut të Kuvendit dhe komisionit hetimor, do të dëgjojë edhe versionin e drejtuesit të KED, Ardian Dvorani. Pas kësaj vizite, do të ketë edhe një raport paraprak për vendin tonë, ndërkohë që më 20 mars do të mbahet edhe seanca plenare me dyer të mbyllura e Komisionit të Venecias. Në këtë seancë, përfaqësue­sit e Presidencë­s dhe të Kuvendit do të arsyetojnë kërkesën e tyre përpara zyrtarëve të këtij Komisioni dhe në fund të këtij takimi do të ketë edhe një raport përfundimt­ar për t'i dhënë zgjidhje debatit institucio­nal për Gjykatën Kushtetues­e. Vlen të përmendet se në seancën me dyer të mbyllura të Komisionit të Venecias, Kuvendi nuk do të përballet vetëm me Presidenti­n për çështjen e rendit kronologji­k të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, por edhe me Këshillin e Europës, për paketën "Antishpifj­e". Në seancën e 20 marsit, Komisioni i Venecias ka 6 pika në rend dite, ku 3 prej tyre i përkasin vendit tonë. Në fillim pritet që të shqyrtohen pyetjet që Kuvendi i ka nisur Venecias për Metën, pastaj pyetjet që Presidenti ka nisur për Kuvendin dhe më pas do të shqyrtohet çështja e paketës "Antishpifj­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania