Panorama (Albania)

30 QERSHORI

-

Dhoma e këshillimi­t e Gjykatës Kushtetues­e vendosi që të çojë në seancë plenare padinë e Ademit të bërë më 18 korrik 2019. Padia ka dy objekte, ajo kërkon të verifikohe­t kushtetuts­hmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe regjistrim­i në zgjedhjet e fundit lokale të Partisë Bindja Demokratik­e, e drejtuar nga ish- deputeti i PD- së, Astrit Patozi. "Konstatimi­n antikushte­tues të procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor 2019, për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimi­n antikushte­tues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimi­n e kushtetuts­hmërisë së veprimtari­së së Partisë Bindja Demokratik­e në lidhje me regjistrim­in e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, në përputhje me germën d të nenit 131 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë", thuhet në objektin e padisë së depozituar nga Ademi, më 18 korrik 2019. Ky vendim i Kushtetues­es merr një vëmendje të veçantë në kushtet kur vendi vijon të jetë në krizë politike, ndërsa palët kanë arritur të ulen vetëm për Reformën Zgjedhore, që sipas tyre mund t'i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshm­e lokale dhe parlamenta­re në një ditë. Kujtojmë se Voltana Ademi, më 18 korrik, kërkoi shpalljen antikushte­tuese të zgjedhjeve të 30 qershorit me argumentin se Presidenti anuloi dekretin. Ishin SHBA- të të cilët theksuan se të gjithë ata që kishin pretendime për zgjedhjet e 30 qershorit duhet t'i drejtohen

Gjykatës Kushtetues­e sapo të ngrihet dhe të kompletohe­t më të gjithë trupën gjykuese. Ndërkohë, në një deklaratë për media muaj më parë, Ademi u shpreh se kërkesa e saj do mund të shqyrtohet sapo të ngrihet Gjykata Kushtetues­e, duke deklaruar se shpreson se Rama nuk do të pengojë ngritjen e saj. Ademi vuri theksin te vendimet e ndryshme të gjykatave lidhur me njohjen e mandateve të kryebashki­akëve. "Në momentin që kjo Gjykatë të jetë në punë, të mund të fillojmë menjëherë gjykimin e kësaj çështjeje. Shpresojmë që Edi Rama të mos pengojë ngritjen e kësaj gjykate dhe

Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në garë. Për pasojë, në më shumë se gjysmën e bashkive, kandidatët e Partisë Socialiste për pushtetin vendor nuk kishin rivalë. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, pasi kreu i shtetit dekretoi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, por sipas maxhorancë­s, Presidenti nuk e gëzon një autoritet të tillë për të anuluar zgjedhjet. të mos fusë duart në emërimet e saj. Ne po veprojmë në mënyrë institucio­nale, duke iu drejtuar institucio­neve të drejtësisë që të përdorim atë që është një e drejtë e jona. Kjo është rruga që po ndjekim. Shpresojmë që organet e drejtësisë do të funksionoj­në. Ajo që ne dimë, është se kemi Gjykata që kanë vepruar në mënyrë të ndryshme dhe kjo ngre një pikëpyetje të madhe, e cila do çojë drejt një kaosi që do dojë një shpjegim se çfarë ka ndodhur", tha Ademi.

PRANIMI

Kalimi nga ana e dhomës së këshillimi­t në Gjykatën Kushtetues­e të padisë së kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për shqyrtim në seancë plenare, është vetëm hapi i parë. Tashmë duhet të mblidhet seanca plenare e Gjykatës Kushtetues­e, për të vendosur nëse do ta pranojnë apo jo padinë. Për t'u mbledhur seanca plenare e Kushtetues­es, duhen të paktën 6 anëtarë nga të cilët 5 prej tyre duhet të votojnë pro, në mënyrë që ankimimi për 30 qershorin të pranohet për t'u gjykuar dhe më pas do të jetë seanca plenare që do të vendosë. Momentalis­ht, padia e kryebashki­akes së Shkodrës sapo ka kaluar dhomën e këshillimi­t dhe pret që të emërohen dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetues­e pasi momentalis­ht janë vetëm 4, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferrlla­ri dhe Fiona Papajorgji. Kujtojmë që pak kohë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi Besnik Muçin, i cili ndenji vetëm për pak ditë si anëtar i Kushtetues­es. Muçi u zgjodh në Gjykatën Kushtetues­e nga radhët e kreut të shtetit, Ilir Metës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania