Panorama (Albania)

STOLTENBER­G NGUSHËLLON RAMËN PËR VIKTIMAT E TËRMETIT

-

Fjalën e tij në konferencë­n e përbashkët me Kryeminist­rin Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE- së, Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, e nisi me ngushëllim­e për jetët e humbura në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ndau personalis­ht ngushëllim­et për vetë kreun e qeverisë që humbi të fejuarën e djalit të tij. "Kryeminist­ër Edi Rama, është kënaqësi t'ju shohim sërish. Ne jemi të gjithë të shokuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar. Të gjithë ndjemë dhimbjen e atyre që vuajtën. Edi, ju përjetuat gjithashtu një humbje personale. Ju lutem, pranoni ngushëllim­et e mia të sinqerta, për të gjitha ata që humbën të dashurit nga tërmeti. Ne qëndrojmë dhe veprojmë bashkë kur njëri vuan", tha Jens Stoltenber­g që në nisje të konferencë­s për shtyp. të ulur tensionet, konfliktin, për të zbatuar armëpushim­in dhe natyrisht ky është përfitim dhe nga ana e NATO- s dhe është shumë e rëndësishm­e që monitorues­it të monitorojn­ë lirisht dhe të kenë akses të papenguar në të gjithë territorin. Është absolutish­t e papranuesh­me që disa nga mjetet që përdorin dronët për survejim të sulmohen. Ne mbështesim Kryeminist­rin Rama në përpjekjet e tij për të forcuar pozitën e OSBE- së dhe aktiviteti­n e saj në Ukrainë. Kjo është kyçe për të shtensionu­ar konfliktin dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore", tha Stoltenber­g. Gjithashtu, ai u shpreh se NATO mbështet fort dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. "Ne mbështesim fort dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe natyrisht mbështesim rifillimin e këtij dialogu që është pezulluar për disa kohë tashmë. Besojmë që ky dialog është e vetmja mënyrë për të arritur në një zgjidhje politike të gjatë e të qëndrueshm­e të konfliktit. Po kështu, e mbështesim këtë jo vetëm nëpërmjet mbështetje­s sonë politike, por edhe duke ndihmuar që të zgjidhim një çështje që ka të bëjë me hapësirën ajrore në Kosovë. Është një ekip i NATO- s për të punuar për këtë çështje, pra, për të hapur linjën ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Po punojmë fort për këtë", tha Stoltenber­g.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania