Panorama (Albania)

Rama: Kreu i KE, me strategji për negociatat

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE- së, me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO- s, Jens Stoltenber­g, foli edhe për pritjen e qindra njerëzve që kanë mbërritur në Shqipëri nga Teherani.

I pyetur nëse do vazhdojë mbështetja dhe pritja e tyre, Rama tha se Shqipëria do vijojë të presë njerëz, ashtu siç bëri në periudhën e Holokausti­t me hebrenjtë. "Shqipëria ka ofruar që t'u japë strehë shumë njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Edhe gjatë kohës së Holokausti­t, Shqipëria ishte e vetmja shtëpi e hebrenjve. E kemi bërë si një operacion humanitar dhe një deklaratë kundër regjimit dhe nuk do ta ndryshojmë regjimin tonë. Kemi dëbuar ambasadori­n e tyre të parë dhe së fundmi edhe njerëz të tjerë të përfshirë në aktivitete të tjera që janë jashtë aktiviteti­t të rregulluar të misioneve diplomatik­e. Do vijojmë të qëndrojmë fort. Nuk jemi të vetëm. Jemi pjesë e një aleance të madhe dhe ky është një operacion që është zhvilluar krah vendeve anëtare të NATO- s", tha Rama.

DIALOGU

Kreu i qeverisë vlerësoi rivendosje­n e linjës ajrore Prishtinë- Beograd, ndërsa kërkoi që ky hap të ndiqet dhe nga të tjerë. Rama u shpreh se rivendosja e linjës është një hap të rëndësishë­m, ndërsa falënderoi edhe NATO- n për mbështetje­n e saj. Ai shtoi se hapi që është marrë si në rastin e Kosovës dhe Serbisë me linjën Prishtinë- Beograd duhet të ndiqet edhe për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetë­ror. "Falënderoj Stoltenber­g që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosje­n e linjës PrishtinëB­eograd, që është një hap i rëndësishë­m dhe duhet të ndiqet nga të tjerët. Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetë­ror. E konsideroj­më NATO- n si një pjesë të rëndësishm­e në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona", u shpreh Rama.

STOLTENBER­G

Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, vlerësoi përpjekjet e kreut të OSBE- së, Edi Rama, në lidhje me konfliktin në Ukrainë. "Sot, ju mirëpres në NATO si "Shengeni rajonal mbështet integrimin politikish­t e ekonomikis­ht"

Kryeminist­ri Rama zbardhi dje takimin me presidente­n e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila, sipas tij, ka një strategji konkrete se si do arrihet në hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Është e sigurt që Presidentj­a e Komisionit ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatav­e dhe ndërkohë është po kaq e sigurt që përsëri, sidoqoftë, fati i vendimit mbi çeljen e negociatav­e do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm të Bashkimit Europian mbi vetveten dhe mbi të ardhmen e të gjithë procesit të zgjerimit. Megjithatë, strategjia për negociatat është vetëm një pjesë e strategjis­ë së gjerë të Komisionit të ri dhe të Presidente­s Von der Leyen për nxitjen e bashkëpuni­mit dhe të zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor", tha kreu i qeverisë. Sipas tij, marrëveshj­et rajonale në kuadër të procesit të Berlinit e afrojnë rajonit drejt BE- së. "Presidentj­a e Komisionit e sheh me entuziazëm, realisht, përpjekjen për ta çuar përpara Procesin e Berlinit përmes marrëveshj­eve që do të çojnë hap pas hapi në lehtësimin e të gjithë lëvizjes në rajonin tonë dhe finalizimi­n e Shengenit rajonal dhe BE- ja do të luajë rolin e saj mbështetës në këtë drejtim, qoftë politikish­t, por edhe qoftë financiari­sht, sikundër e tha në Tiranë edhe vetë Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel", u shpreh Rama. Duke shprehur dhe qëndrimin e kreut të KE- së për Konferencë­n e Donatorëve, Rama tha se ka një skenar shtesë financimi. "Seriozitet­i,

Kryetar i Zyrës së OSBE- së, dhe jeni Kryeminist­ri i parë shqiptar në këtë post. Sot jeni presidenti i OSBE- së dhe ju falënderoj për mbështetje­n tuaj të fortë si për NATO- n, ashtu edhe për punën tuaj të rëndësishm­e në OSBE si Kryetar i Zyrës së OSBE- së", theksoi Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, gjatë një konference të përbashkët për mediat me Kryeminist­rin Rama, i cili vizitoi dje Selinë e NATO- s në Bruksel në cilësinë e Kryetarit të OSBE- së. Stoltenber­g u shpreh se, "pikësëpari, ne me të cilin po organizohe­t Konferenca e Donatorëve, është maksimal dhe pavarësish­t se ne e dimë shumë mirë që shuma e mundshme që mund të mbledhim në atë Konferencë nuk do të përmbushë dot kurrsesi të gjithë nevojat, plani i Presidente­s Von der Leyen shkon përtej Konferencë­s, pra, edhe më pas ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Ndamë me të dhe idetë e financimit të rindërtimi­t me një skenar shtesë, pas Konferencë­s", tha Rama. vlerësojmë shumë bashkëpuni­min mes NATO- s dhe OSBE- së dhe vetë fakti që Kryeminist­ri Edi Rama është i pranishëm sot këtu, që do të flasë për të gjitha 29 vendet aleate anëtare të NATO- s, për të gjitha planet, për të gjitha ambiciet e mandatit të tij si

Kryetar i radhës i OSBE- së, e reflekton rëndësinë e bashkëpuni­mit mes NATO- s dhe OSBE- së". "Së dyti, mbështesim fort OSBE në përgjithës­i dhe sidomos përpjekjet e OSBE- së në Ukrainë. Misioni i Posaçëm i Monitorimi­t ka rëndësi shumë të madhe për

 ??  ?? Edi Rama, gjatë misionit në Ukrainë si kreu i OSBE
Edi Rama, gjatë misionit në Ukrainë si kreu i OSBE
 ??  ?? Edi Rama dhe Ursula von der Leyen
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania