Panorama (Albania)

Vendim i ri për pronat, kategoritë që përfitojnë 100% kompensim në para

Vendimi u jep mundësi pronarëve që kanë vlera të ulëta të kompensohe­n financiari­sht. Pritet të miratohet para muajit gusht

- ADA HAZIZOLLI

Nisma e nisur thuajse një vit më parë, do të mund të konkretizo­het këtë vit. Agjencia e Pronave ka vendosur të nxjerrë nga sirtarët draftin, duke e dorëzuar në qeveri për miratim.

Kështu, në programin e përgjithsh­ëm analitik të projektakt­eve për vitin 2020, është përfshirë edhe vendimi "Për përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave".

VENDIMI

Vendimi i cili pritet të zyrtarizoh­et përpara muajit gusht të këtij viti, do t'ju japë mundësi pronarëve që kanë vendime në vlera të ulëta që të kompensohe­n në masën 100 për qind në para. Ndonëse nuk përcaktohe­t ende vlera, mësohet se bëhet fjalë për pronarë me fatura 200 deri në 500 mijë lekë. Ky ndryshim do të bëhet për vetë faktin që skema në fuqi parashikon që kompensimi financiar të bëhet vetëm për 20 për qind të vlerës që prona ka dhe për pjesën e mbetur, mbulohet nga fondi fizik. Nisma e re, sipas argumentim­it që i është bërë, shmang parcelizim­in e tokës, duke i likuiduar pronarët në mënyrë të plotë në vlerë financiare, ndërkohë që pritet të sjellë edhe rritje të numrit të përfituesv­e. Ndryshime pritet të këtë edhe për kushtin e caktuar, sipas të cilit pronarët mund të përfitojnë 20 për qind kompensim financiar, por jo më shumë se 10 milionë lekë. Kjo vlen edhe për ato familje që kanë më shumë se një vendim, ndaj është ndërhyrë duke e hequr kufizimin e caktuar. "Me anë të këtij vendimi, synohet zgjidhja e problemeve që janë hasur në trajtimin e bashkimit të praktikave në emër të një subjekti, sipas ndryshimev­e që ka pësuar VKM- ja 223 datë 23.03.2016, kompensimi­n financiar 100 për qind të subjekteve të cilat janë vlerësuar me vendime përfundimt­are nga ATP- ja në një shumë të caktuar, zgjidhje e problemeve me praktikat e pronave të përmbytura nga liqenet artificial­e dhe të hidrocentr­aleve, korrigjimi­n e gabimeve të hasura nga ATP- ja, kryesisht ato materiale", thuhet në argumentin që i është projektven­dimit.

SKEMA

Një vit më parë, Agjencia e Pronave ka përfunduar vlerësimin financiar për më shumë se 24 mijë dosje me një faturë totale 1 miliard dollarë. Në regjistrin përfundimt­ar ishin jo të pakta familjet të cilat dolën "duarbosh" nga ky proces. Ishte formula e përcaktuar në ligj ajo që penalizoi një pjesë të konsiderue­shme prej tyre. Sa i takon formulës së kompensimi­t, pronarët kanë të drejtë të kompensohe­n financiari­sht për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur, kompensimi kryhet nga fondi i tokës që ATP disponon. Përveç kësaj, pronarët kanë të drejtë të zgjedhin edhe skemën e pagesës me këste, pjesëmarrj­en në ankand ose kompensimi­n në masën 100 për qind nga fondi fizik.

APLIKIMET

Lidhur me aplikimet, edhe pse u tha që do të kishte ndryshime dhe lehtësim të mëtejshëm të procedurav­e të aplikimit, ende nuk ka pasur nisma konkrete. Të vetmet ndryshime të bëra, janë ato të miratuara tri vite më parë, sipas të cilave pronarët nuk e kanë më të nevojshme të shkojnë në Gjykatë apo në njësinë administra­tive në të cilën kanë banuar deri në vitin 1991. Kjo gjë shmanget, pasi për të vërtetuar nëse një vendim është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, nuk nevojitet shkresë zyrtare, mjafton vetëm një deklaratë noteriale, e cila do të ketë të njëjtin funksion. Nga ana tjetër, as për faktin nëse është përfituar nga ndarja e tokës në 1991- shin nuk duhet më vërtetim, por vetëm deklaratë noteriale, në të cilën pronari apo përfaqësue­si me prokurë vetëdeklar­on nëse ka përfituar nga ndarja e tokës me ligjin 7501 apo jo. Nga pronarët, kërkohet po ashtu konfirmimi nga ZVRPP- ja përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë, numër llogarie dhe dokument identifiki­mi.

 ??  ?? Nga aplikimet në ATP
Nga aplikimet në ATP
 ??  ?? Faksimile e dokumentit të Qeverisë, botuar në Fletoren Zyrtare
Faksimile e dokumentit të Qeverisë, botuar në Fletoren Zyrtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania