Panorama (Albania)

Banorët kërcënojnë me vetëflijim: S’kemi shtëpi

Tërmeti u shkatërroi shtëpitë, banorëve s’u mjafton bonusi

-

Data 31 janar është afati i fundit për të liruar hotelet ku qëndrojnë të strehuar që pas tërmeti të 26 nëntorit. Këtë vendim ua kanë komunikuar banorëve të Kurbinit të strehuar në Shëngjin, përfaqësue­sit e Bashkisë paraditen e së mërkurës. Kjo kërkese i ka irrituar banorët, shumë prej të cilëve thonë se ende nuk e kanë përfituar bonusin e qirasë. “Unë kam jetuar në pallat në lagjen numër 2. Tërmeti i ka dëmtuar dhe e kanë shpallur të pabanueshë­m dhe na sollën këtu në Shëngjin. Jam bashkë me familjen këtu. Kanë ardhur përfaqësue­sit e Bashkisë dhe na thanë të lirojmë hotelet deri më datë 31 janar, të gjithëve pa përjashtim. Unë kam aplikuar për bonus qiraje, por akoma s’më kanë kaluar paratë. Se ku do shkoj nuk e di”, thotë një banor i strehuar në hotelet në Shëngjin.

KËRCËNIMI Përballë kësaj situate, banorët e Kurbinit kërcënojnë me vetëflijim, pasi nuk kanë ku të strehohen. “Shteti na ka lënë në mëshirë të fatit. Duhet që të ndërhyjnë ata për ta na gjetur shtëpi sepse nuk mundemi të gjejmë. Bonusi që më kanë dhënë nuk është i mjaftueshë­m, pasi çmimi i qirave është rritur dhe s’kemi me çfarë ta paguajmë. Si të dal nga këtu, nuk kam ku të shkoj, vetëm në rrënojat e pallatit ku kam qenë ose të mbytem në det sepse nuk kam zgjidhje tjetër. Më mirë të vijnë të na pushkatojn­ë këtu në breg të detit”, thotë Baftjar Agolli, banor i Kurbinit. Ndërkohë, e kontaktuar për këtë çështje, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, thotë se njoftimi është bërë për familjet që kanë përfituar bonusin e qirasë dhe ata duhet të kërkojnë për të gjetur strehim, pasi mbajtja sërish në hotele ka kosto të dyfishtë. E. H

 ??  ?? Banorët e Kurbinit të strehuar në Shëngjin
Banorët e Kurbinit të strehuar në Shëngjin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania