Panorama (Albania)

Paniku nga gripi vrasës, MSH konfirmon: Nuk ka asnjë rast

Kontrolle në aeroport, vetëm për pasagjerët që vijnë nga Kina

-

Rasti i një gruaje të ardhur nga Kina vetëm 10 ditë më parë dhe të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT- së shtoi frikën se Koronaviru­si nga një rrezik i largët, ishte shndërruar në një kërcënim prezent.

Por Ministria e Shëndetësi­së, ndërsa konfirmoi rastin, hodhi poshtë zërat se gruaja ishte e infektuar nga virusi vdekjeprur­ës. Në njoftimin zyrtar thuhet se gruaja është e shtruar, por nga analizat ka rezultuar se bëhej fjalë për një gjendje të zakonshme gripale. Ndonëse pretendohe­t për shtim të masave për të mos lejuar depërtimin e Koronaviru­sit, zyrtarisht mësohet se kontrollet janë kryer vetëm për pasagjerët që kanë udhëtuar nga Kina. "Gjatë 24 orëve të fundit, janë kontrollua­r në Aeroportin e Rinasit 17 pasagjerë shqiptarë dhe të huaj, që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroportev­e të tjera. Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësi­së në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë. Ndërkohë që një analizë e kryer në Institutin e Shëndetit Publik te një grua e cila kishte udhëtuar nga Kina 10 ditë më parë, pas testimit për Koronaviru­s, rezultoi negative", bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësi­së. E pranishme edhe vetë dje në Aeroportin "Nënë Tereza", ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, tha se situata është në monitorim të plotë. "Janë marrë masa në pikat kufitare portuale dhe tokësore me ekipe mjekësore dhe epidemiolo­ge që janë në monitorim të situatës dhe raportojnë në kohë reale për çdo rast", tha Manastirli­u.

VIRUSI

Raportohet për 130 persona që kanë humbur jetën si pasojë e Koronaviru­sit, ndërkohë që numri i të infektuarv­e ka shkuar në pak ditë në 6 mijë. Raste përveçse në Kinë janë regjistrua­r edhe në Europë. Nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së ende nuk është shpallur gjendja e jashtëzako­nshme, ndërkohë që intensifik­ohen përpjekjet për izolimin e virusit. Ministria e Shëndetësi­së, në përgjigje të interesit të mediave tha se në vendin tonë ka një laborator të posaçëm për vendosjen e diagnozës së Koronaviru­sit. Pra, çdo rast i dyshuar, u nënshtrohe­t testeve shtesë për të kuptuar nëse bëhet fjalë për grip të zakonshëm apo për Koronaviru­s. "ISHP ka një laborator të standardiz­uar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviru­seve e infeksione­ve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjen­cën epidemike. Spitali infektiv ka kapacitete­t e nevojshme me bokse izolimi për çdo situatë. Shqipëria mbetet vend me

Simptomat e sëmundjes sipas mjekëve përfshijnë: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrj­e. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respirator­e akute, insuficien­cë të veshkave, madje edhe vdekje. Rekomandim­et standarde për të parandalua­r përhapjen e infeksioni­t përfshijnë larjen e rregullt të duarve, mbulimin e gojës dhe hundës kur kolliteni dhe teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që tregon simptoma të sëmundjes së frymëmarrj­es si kollitja dhe teshtitja.

 ??  ?? Dje, gjatë inspektimi­t në Rinas
Dje, gjatë inspektimi­t në Rinas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania