Panorama (Albania)

“Jani po mbahet në Shijak”, telefonata e vëllait nga Anglia zbuloi pengmarrje­n

Biseda me familjarët që u përgjua: Mos flisni me Policinë, mos jepni detaje për zhdukjen e Janit. Ai është mirë

- ETLEVA DELIA

Dita e parë pasi Jan Prenga u dhunua dhe u fut me forcë në një fuoristrad­ë të bardhë tip "Range Rover", në Kamzë, ka qenë thuajse një mister edhe për Policinë e Tiranës.

Ndonëse dëshmitarë­t flisnin për një pengmarrje të mundshme, madje të bindur për atë që kishin parë, familjarët ngurruan të bashkëpuno­nin me forcat e rendit, nga frika por edhe nga këshillat që u vinin nga jashtë. Dyshimet e Policisë se familja e Jan Prengës nuk po tregonte të vërtetën, bënë që ata të mbaheshin në survejim dhe në përgjim për të zbuluar atë që po fshihej. Një telefonatë nga Anglia e vëllait të 48- vjeçarit, shtetasit A. Prenga, orientoi Policinë drejt vendndodhj­es së mundshme të pengut, por i çoi edhe drejt autorëve. "Mos flisni me Policinë dhe të jepni detaje për zhdukjen e Janit. Ai është mirë, por po mbahet peng në Shijak". Kjo ka qenë telefonata që ka vënë menjëherë në lëvizje forcat e Policisë, që në fakt arritën të zbardhin ngjarjen, por ishte shumë vonë për Jan Prengën. Duket se ai kishte ndërruar jetë që prej ditës kur u rrëmbye në Kamzë.

KAMERAT E SIGURISE

Burime nga grupi hetimor thanë dje se për zbulimin e saktë të vendndodhj­es së pengut, janë këqyrur dhjetëra kamera sigurie, nga Kamza, në Fushë- Krujë, më pas në Fushë- Prezë e deri në zonën e Shijakut. Pasi është mësuar itinerari i ndjekur nga makina, në të cilën ishte futur me forcë 48- vjeçari, e cila u gjet e djegur në Shkallnur, Policia ka zbuluar përmes metodave proaktive vendin se ku mbahej pengu. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është parë momenti kur Jan Prenga futet, thuajse pa ndjenja, në ambientet e resortit në Sjijak. Më pas, nga aty dalin me radhë disa persona, të cilët dyshohet se kishin fshehur trupin e tij në qese të zeza të mëdha dhe më pas e fusin në një furgon të bardhë. Persona të tjerë dalin pas dhe mbajnë në duar mjete pune, që dyshohet se kanë ndihmuar për të fshehur trupin. Forcat speciale RENEA rrethuan të hënën Shijakun që prej orëve të para të mëngjesit, pasi gjurmët e 48- vjeçarit Jan Prenga, që u mor peng në Kamzë më 17 janar, e çuan Policinë drejt bizneseve të vëllezërve Hajri, të hetuar disa herë për trafik droge. Burimet thanë se gjatë këtij operacioni, që u kryen një sërë kontrolles­h, u arrestuan fillimisht dy persona, Leonard Hajri e babai i tij, si dhe u shoqërua një grua, e cila kishte një ambient me qira, kamerat e të cilit ishin sekuestrua­r për llogari të hetimeve.

VERIFIKIME­T

Që pas verifikime­ve të para që u kryen pas pengmarrje­s së ndodhur më 17 janar në Kamzë, Policia u orientua te konfliktet që 48- vjeçari nga Puka mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të njërit prej vëllezërve, i cili vuan dënimin për drogë në Angli. Policia pati dyshime që në momentet e para se pengmarrja mund të ishte një lloj presioni që autorët e dyshuar po u bënin vëllezërve të Prengës. Kjo, edhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamzë, në rrugën "London". Në Polici, familjarët e 48- vjeçarit nuk iu kanë dhënë asnjë informacio­n në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte që kanë shkak rekordet kriminale të vëllait të dënuar për trafik droge në Angli. Jan Prenga u mor peng mesditën e datës 17 janar nga 2 persona, të cilët lëviznin me një makinë "Range Rover" të bardhë.

 ??  ?? Jan Prenga
Jan Prenga
 ??  ?? Vendi ku u mor peng Jan Prenga
Vendi ku u mor peng Jan Prenga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania