VELLEZERIT HAJRI

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Sipas të dhënave hetimore të Policisë italiane, vëllezërit Altin e Emiljan Hajri drejtonin prej të paktën 5 vitesh, ( aq kohë sa ishin në vëzhgim nga Policia), trafikun e heroinës Turqi - Shqipëri - Itali. Por nga provat e siguruara në atë kohë nga hetuesit, vitet e fundit ata ishin larguar nga Italia dhe drejtonin anëtarët e tjerë të grupit me anë të kodeve të ndryshme, por nga Shqipëria, saktësisht nga Shijaku, ku edhe banonin. Për hetuesit ishte mjaft i dyshimtë edhe fakti që vëllai më i vogël, Emiljani, kishte udhëtuar drejt Italisë një muaj para operacioni­t në 2015. Emri i tij ishte regjistrua­r në sistemin Tims në Aeroportin e Rinasit, më datë 28 shtator 2015 dhe destinacio­ni i tij ka qenë Italia. Por në sistem nuk kishte më datë hyrje të tij në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.