Panorama (Albania)

Akuza e PD: Kreu i SPAK shërbëtor i Edi Ramës

-

Partia Demokratik­e akuzoi dje kreun e SPAK- ut, Arben Kraja, se po mbron politikanë­t e korruptuar. Në një deklaratë për mediat, ish- deputeti i PD- së, Enkelejd Alibeaj, reagoi për vendimin e SPAK- ut për të shpallur moskompete­ncën për të hetuar dosjen 184, ku sipas PD- së janë kapur zyrtarë të PS- së duke vjedhur vota. Sipas Alibeaj, vendimi i SPAK për ta çuar sërish dosjen në Prokurorin­ë e Dibrës është politik dhe i shërben vetëm kreut të qeverisë, të cilin ish- deputeti e akuzon se urdhëroi masakrën zgjedhore tri vite e gjysmë më parë në zgjedhjet e pjesshme. “Pas vendimit që synon varrosjen e dosjes 184 dhe çlirimit penal të Edi Ramës e Damian Gjiknurit nga akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Partia Demokratik­e e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi. Ky është një nga ato vendime që minojnë besimin e opinionit publik te Reforma në Drejtësi, për të cilën janë hedhur miliona euro dhe dollarë për t’i dhënë fund pandëshkue­shmërisë së zyrtarëve në nivele të larta”, tha Alibeaj. Po ashtu, ish- deputeti i selisë blu e akuzon kreun e SPAK- ut se ka vepruar përkundrej­t interesit publik. Sipas Alibeajt, Prokuroria e Dibrës nuk është në gjendje të hetojë krimin zgjedhor, që sipas tij ka ndodhur tri vite e gjysmë më parë. “Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikish­t, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentua­r zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagu­t gjerman për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Juridikish­t, nuk ka asnjë dilemë që Arben Kraja mashtron për llogari të Edi Ramës, kur thotë se SPAK- u nuk ka kompetencë për të hetuar Edi Ramën”, tha Alibeaj. Më tej, ai shtoi se PD- ja kishte paralajmër­uar se hetimi i dosjes 184, në Dibër, dhe 339, në Durrës, ishte një nga testet kryesore për të vërtetuar nëse do të kishim vërtet një Prokurori të Posaçme Antikorrup­sion, por vendimi i kreut të këtij institucio­ni të ri të drejtësisë, sipas Alibeajt, konfirmon se SPAK- u po rrezikon të kthehet në një shtojcë të Partisë Socialiste.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania