Panorama (Albania)

Vrau të dashurin e motrës me shufër hekuri, nis gjykimi për të riun

Esat Cani prej kohësh ruante viktimën Arben Gjeçi, pas dyshimeve se ky i fundit kishte lidhje jashtëmart­esore me të motrën

-

Gjykata e Tiranës nisi gjykimin për Esat Canin, motrën dhe ish- kunatin e tij, të akuzuar për vdekjen e Arben Gjeçit.

Ky i fundit u godit me shufër hekuri nga Esat Cani një vit më parë, duke u plagosur për vdekje, ndërsa Elida Cani dhe Dëfrim Kurti, bashkëshor­të, me veprimet e tyre penguan zbardhjen e ngjarjes. Në seancën e djeshme, Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për tre të pandehurit, nga e cila në rast fajësie, ata do të përfitojnë ulje të dënimit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 janar të 2019- ës, ku sipas Prokuroris­ë, Esat Cani ka vrarë për çështje nderi Arben Gjeçin, i cili kishte një lidhje jashtëmart­esore me motrën e tij, Elida Canin. Sipas dosjes hetimore, ka qenë një udhëtim me furgon në tetor të 2018- s, që ka bërë që Esat Cani të dyshonte se viktima Arben Gjeçi kishte një lidhje jashtëmart­esore me motrën e tij dhe për këtë arsye i ka ruajtur. Ky vëzhgim ka zgjatur deri në datën 24 janar, kur pasi kishte lënë punën dhe marrë shufrën e hekurit me vete, ishte pozicionua­r pranë banesës së motrës për të parë nëse Gjeçi do ta takonte atë.

NGJARJA

Në kërkesën për gjykim, Prokuroria ka renditur dëshmi të autorit, motrës së tij, si dhe mënyrën se si bashkëshor­ti i kësaj të fundit, Dëfrim Kurti, kishte larguar trupin e viktimës nga toka e tij, duke i kërkuar ndihmë të afërmve, të cilëve nuk i kishte treguar të gjithë situatën. Trupi i 35- vjeçarit është endur për disa minuta sa në një vend në tjetrin, ndërsa në fund, një kushëri i Kurtit e ka futur në banesë, ku e kanë mbajtur ngrohtë derisa të vinte i vëllai i Gjeçit, i cili e ka marrë dhe transportu­ar për në spital me një makinë të lartë. Edhe vetë 20- vjeçarja, në dëshminë e dhënë, ka pranuar lidhjen me viktimën, ndërsa ka treguar për takimin e pasdites së 24 janarit. "Kam dëgjuar zhurmë goditje", ka thënë ajo, ndërsa ka shpjeguar për hetuesit se nuk e kishte parë personin që qëlloi. Në momentin që ka shkuar të shikonte, ishte vetëm trupi i gjakosur i Arben Gjeçit, i cili, sipas saj, përpëlitej dhe nuk thoshte asnjë fjalë.

DËSHMIA E VËLLAIT

Më datë 24.01.2019, rreth orës 18: 00, kam dalë nga shtëpia dhe i kam thënë babait se po iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë, kam zbritur te lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjeçit, por Arbenin nuk e pashë. Ndërkohë, pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim

Dëfrim Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha se ishte te lokali. Unë i thashë të vinte te lokali tjetër, te Fredi. Në këtë kohë, unë kam shkuar te puna ime dhe i kam kërkuar përgjegjës­it tim leje, duke i nxjerrë arsye se kisha babanë sëmurë dhe për këtë më duhej leje. Megjithëse përgjegjës­i nuk më dha leje, unë sërish u largova. Në këtë kohë, unë kam shkuar në shtëpinë time, në oborr kam marrë një shufër hekuri 50- 60 centimetra, e cila në fund ishte shtypur. Këtë hekur e përdor babai dhe unë për të çarë gurë. Pasi mora hekurin, shkova pas shtëpisë së motrës dhe kam ndenjur te porta e kashtores. Në këtë moment kam parë te dera, ku depërtonte drita, një hije që lëvizi. Në këtë kohë, u hap dera dhe doli te porta, e identifiko­va, ishte Arben Gjeçi, më pa mua dhe filloi të qeshte me ironi. Unë në këtë moment, ngaqë ai ishte i gjatë, i kam bërë dy hapa mbrapa dhe e kam goditur me hekur mbas koke dy- tri herë.

 ??  ?? Elida Cani dhe Afrim Kurti
Elida Cani dhe Afrim Kurti
 ??  ??
 ??  ?? Nga seanca gjyqësore
Nga seanca gjyqësore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania