Si u largua trupi i viktimës nga vendi i ngjarjes

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Sipas Prokuroris­ë, i pandehuri Dëfrim Kurti, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, ka larguar trupin e Gjeçit nga vendi ku është goditur dhe ka njoftuar se e ka gjetur në rrugë të plagosur. "Shtetasi Dëfrim Kurti e ka transportu­ar viktimën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon shtetasin I. K., duke i thënë se ka gjetur dikë të shtrirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t'i afrohet. Shtetasi I. K. ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka thirrur të vëllain të shkonte atje, pasi ishte lajmëruar nga Dëfrimi se ka gjetur një person të plagosur dhe se ai ishte shtetasi Arben Gjeçi, i cili ishte fshatar i tyre dhe njëkohësis­ht shofer i linjës së furgonave të zonës. Pasi janë takuar të tre, kanë shkuar matanë përroit dhe kanë parë të shtrirë shtetasin Arben Gjeçi, i cili rënkonte, por nuk fliste", shkruhet në dosjen e Prokuroris­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.