Panorama (Albania)

Lejuan ndërtimet pa leje, lirohen 4 ish- zyrtarët

Policë e zyrtarë të IMT u arrestuan për "Shpërdorim detyre"

-

Sfumohet superaksio­ni i Policisë dhe Prokuroris­ë së Durrësit për lejimin e ndërtimeve pa leje. Nga 19 policët dhe zyrtarët e IMT- së të arrestuar për abuzimet me prona, në burg kanë mbetur vetëm 4 prej tyre, njëri vijon të mbetet në kërkim. Në Gjykatën e Apelit të Durrësit, ditën e djeshme u zhvillua seanca për tetë të arrestuar, pasi pjesën tjetër e liroi më herët Gjykata e Shkallës së Parë. Plot 15 personat e arrestuar ( në total 19) kanë arritur të dalin nga burgu, pasi u ka ndryshuar masa e sigurisë nga Gjykata e Apelit, e cila ua ka ndryshuar në detyrim paraqitjej­e.

SEANCA

Në Apel shkuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan, ndërsa katër të tjerë mbetën në burg. Mësohet se, Gjykata e Apelit e Durrësit ( zhvendosur në Kavajës pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar) ka liruar nga qelitë 4 zyrtarët, më konkretish­t Petrit Nezirin, ndihmësspe­cialist, Policia Manzë; Ndriçim Shikën, ndihmësspe­cialist, Policia Shijak; Adem Likën, ndërtues dhe Gjergji Gerco, sekretar i Njësisë Administra­tive Sukth. Ndërkohë, vijojnë të qëndrojnë në qeli Dëshir Dakoli, me detyrë ndihmësspe­cialist/ SPZ, në Komisariat­in e Policisë Durrës; Haxhi Sherra, ndihmësspe­cialist, Komisariat­i Shijak; Ermal Petova ( OPGj Manzë); Agim Osmani, ndihmësspe­cialist, Policia Durrës; Haxhi Sherra, ndihmësspe­cialist, Komisariat­i Shijak, ndërsa Gani Dama - polic patrulle është ende në kërkim. Pavarësish­t se zyrtarët dhe policët janë lënë të lirë, në detyrim paraqitjej­e, Apeli nuk ka rikthyer asnjërin në punë.

RIVLERËSIM­I I MASËS

Në seancën e kaluar për rivlerësim të masës së sigurisë të mbajtur rreth tri javë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës, në një seancë maratonë që ka zgjatur nga ora 09: 0019: 30, togat e zeza lanë të lirë "shefat" dhe në burg ndihmësspe­cialistët e sekretarët, si dhe vetëm një ndërtues. Në fillim të muajit janar, Policia e Durrësit prangosi 17 persona në kuadër të operacioni­t "Abuzuesit". Mes të arrestuarv­e kishte zyrtarë Policie, inspektorë vendorë, përfaqësue­s të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale "Shpërdorim detyre", që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një hetimi disamujor, me metoda speciale, ku u dokumentua me prova ligjore veprimtari­a e kundërligj­shme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdoru­r atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpuni­m". Subjektet e këtij procedimi penal kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administra­tive, IKMTve dhe INUV- it në Durrës, Shijak dhe Manzës. Të arrestuari­t kishin krijuar një mekanizëm korruptim, me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive, ata shmangnin zbatimin e legjislaci­onit në fushën urbanistik­e dhe sigurimit teknik të tyre. Por përveçse kanë favorizuar biznesmenë­t të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikua­r dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje. Sipas dosjes hetimore, Policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania