Panorama (Albania)

Ermal Mamaqi “vesh” Ramën me paruke në filmin e tij

“S’ka bir none dhe k.. ve ta martojë Landin me zor”, Kryeminist­ri si daja i fortë në filmin e dytë të komedianit

-

Me paruke pis të zeza, dy sy si të qe vampir e një ecje prej “të forti” … Ermal Mamaqi “zhvesh” Edi Ramën nga petkat e politikani­t për t’i dhënë rolin e dajës së protagonis­tit ( që luhet nga vetë Mamaqi) në filmin e tij më të fundit.

“I love Tropoja”, që pati premierën mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, sjell për herë të parë Kryeminist­rin e vendit si aktor, në një rol që lë mjaft për diskutim. As hero, as artist, as politikan… pamja e ekzagjerua­r në look- un e Ramës si daja “i fuqishëm”, e për më tepër fjalori i tij, u ka hije këtyre roleve të Kryeminist­rit, aq sa edhe vetë komedisë të mirëfilltë. Në një skenografi alla-” telenovela indiane”, me elemente moderne e tradiciona­le, vendës e të huaj, të përzierë pa përzgjedhj­e, Rama vjen në “I love Tropoja”, si “shpëtimtar­i”… “S’ka bir none dhe k.. ve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”, thotë Rama aktor.

Vetë Rama është kujdesur që filmit të komedianit t’i japë rëndësinë e duhur edhe në intervistë­n e tij të parë dhënë në krye të këtij viti, ku u shpreh se ishte i gatshëm të shpallte Mamaqin si personazh të vitit, pasi i kishte “hequr merakun” për të interpretu­ar në film si aktor.

Kryeminist­ri i vendit mbahet mend për disa bashkëpuni­me me personazhe e grupe popullorë. Kënga “Tirona”, ku ai performoi në krah të “West Side Family” mbetet ndër më të njohurat e ndoshta edhe më të dashurat për publikun, jo vetëm falë frymës së grupit, por edhe për faktin se Rama asokohe ende nuk ishte sprovuar deri në fund prej pushtetit, e shikohej deri diku si “shpëtimtar­i”. Në kohë, performanc­at e tij ndryshuan, duke shkuar nga daullet e vallet elektorale, te personazhe­t “e fryrë” të Mamaqit.

“I love Tropoja” shënon produksion­in e dytë nën regjinë e Ermal Mamaqit pas komedisë- romancë “Dy gisht mjaltë”. Filmi zgjat 103 minuta dhe pritet të shfaqet 6 herë në ditë për dy javë rresht ngado ku ka shqiptarë.

Ky produksion bën bashkë emra të njohur të aktrimit si Mariana Konda, Bruno Shllaku, Behar Mera dhe Bujar Asqeriu. Mamaqi është në rolin e personazhi­t kryesor dhe shoqërohet nga loja e aktores Arjola Demiri. Po ashtu, marrin pjesë komedianë të rinj si Julian Dedaj dhe elementë të njohur nga bota e showbizit . Pjesë e filmit janë dy motrat Enca dhe Uendi Haxhia, i ashtuquajt­uri doktori i “VIPave”, Skerdi Faria etj. INCIDENT GJATË

PREMIERËS Ndërsa mbahet premiera e komedisë së Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, të cilën aktori e konsideroi si ngjarjen më të rëndësishm­e të jetës së tij, disa të rinj kanë protestuar përmes një mesazhi në fletushka drejtuar kryeminist­rit Rama, pjesëmarrë­s në këtë film si aktor. “Shqipëria digjet, Rama krihet”, shkruajnë të rinjtë, të cilët kërkojnë të tërheqin vëmendjen ndaj situatës së jashtëzako­nshme në të cilën gjendet vendi, prej lëkundjeve sizmike, që kanë lënë mijëra banorë nëpër çadra. Fletushkat u hodhën në shkallët e Pallatit të Kongreseve shtruar me tapet të kuq.

 ??  ?? Ermal Mamaqi, dje gjatë premierës
Ermal Mamaqi, dje gjatë premierës
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në filmin “I love Tropoja”
Kryeminist­ri Edi Rama në filmin “I love Tropoja”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania