Panorama (Albania)

“Rama aktor, s’di ç’do kishin bërë Merkel a Macron”

“Përse s’zgjodhi një produksion të mirëfilltë kinematogr­afik”

-

shfaqur filmin, por ai vetë nuk i ka mundësitë. Në këtë pikë duhet të ndërhyjnë strukturat shtetërore dhe ta menaxhojnë punën siç duhet, duke e afruar publikun me filmin e mirë.

Shfaqja e filmit të Mamaqit në Pallatin e Kongreseve, ndërkohë, gëzon mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës, për të mos folur për promovimin që i bën kryebashki­aku dhe vetë Kryeminist­ri me pjesëmarrj­e në film, si e konsideron­i këtë fakt?

Kjo është "ku thërret qameti". Këtu problemi nuk prek vetëm një apo dy hallka, por një sistem e shoqëri të tërë. Dikush që eksperimen­ton ka akses pothuajse ngado e kineasti i vërtetë mbetet i përjashtua­r.

Ju përmenda produksion­et e Mamaqit dhe Kallakut, pse refuzoni t'i pranoni si filma artistikë?

Sepse nuk kanë aspak lidhje me atë që përfaqëson një film. Kemi të bëjmë me histori të mbledhura, ngjarje sporadike, të cilave u janë shtuar disa doza humori, por jo filma, aq më pak artistikë. Për më tepër, konsideroj absurd faktin që në këto prodhime ata kanë kurajën të paragjykoj­në spektatori­n e shoqërinë e ta "helmojnë" me atë që u ofrojnë. Që një produksion të quhet film, duhet të jetë i plotësuar me të gjithë komponentë­t si skenari, regjia, montazhi etj. , po ashtu kush e merr përsipër duhet të jetë i formuar e të njohë peshën e një krijimtari­e të mirëfilltë.

Duhet të ketë edhe aktorë që luajnë, ndërkohë në këta filma kemi personazhe të showbizit që luajnë aktorin... Si ju duket një zgjedhje e tillë?

O është film, o është showbiz! O është film, o është tallava! O është film, o është histori gallate... nuk ka se si të jetë edhe kështu, edhe ashtu. Edhe në komeditë më perfekte që kemi parë nga bota, ku ka aktorë të mirëfilltë, skenarë me subjekte të një niveli të lartë, në fund të filmit ka një mesazh.

Në filmin e Mamaqit, krahas figurave të showbizit, luan edhe vetë Kryeminist­ri... Është një zgjedhje e tij... Një zgjedhje që mund të ketë ndikim në shumë aspekte...

Sigurisht që ka ndikim. Mirëpo, nëse flasim për figura shteti, unë shtroj pyetjen, se ç'do të kishin bërë Macron apo Merkel nëse Luc Besson do t'u ofronte të merrnin pjesë në një film, ku Besson, sidoqoftë, konsideroh­et një regjisor i mirë. Mbetet zgjedhje personale e Kryeminist­rit ajo për t'u bërë pjesë e këtij produksion­i, edhe pse ka pikëpyetje të mëdha. Ai mund të ketë pranuar edhe në kontekstin e ekzibicion­it, edhe pse për mua mbetet disi i paqartë fakti që nëse Rama ka dëshirë të bëhet pjesë e një filmi, pse nuk zgjodhi "Delegacion­in", apo "Streha mes reve", një produksion të mirëfilltë të kinemasë.

Ekzibicion­i, me sa duket, është kthyer në mani, në sëmundje. Unë nuk kam parë filma artistikë në botë, ku çunat e gocat e pasarelave të aktrojnë. Nuk mjafton kamera dhe paratë për të bërë kinema, se kinemaja ka ligjet e veta. Mund të duket edhe ' trendi' e njerëzit të shkojnë për t'u relaksuar, por unë jam i bindur se përqindja më e madhe e publikut nuk e merr sodisfaksi­onin që duhet të marrë në një film. Fakti që këta filma kanë publik, ka të bëjë edhe me edukimin e formimin e shoqërisë sonë. Një gjeneratë që nuk lexon, sigurisht që aty do shkojë...

Në filmat komercialë që përmendëm, përfshirë "I love Tropoja", marrin pjesë edhe aktorë të mirëfilltë. Si e gjykoni kompromisi­n që ata bëjnë?

Kompromisi është pjesë e lojës për çdo krijues, sidomos në kushtet në të cilat ne gjendemi. Njihet si gjenerator. Mirëpo, nuk duhet të dalë kurrsesi mbi veprën. Në momentin që kjo ndodh, kompromisi është më i madh se ç'duhet. Pra, duhet të ketë një lloj ekuilibri, që kompromisi të mos të të shkatërroj­ë krijimtari­në, figurën që ke krijuar.

Ju vetë do kishit marrë pjesë në këta filma që përmendëm?

Kurrë! Kam debatuar edhe me kolegë që kanë rriskuar prej shifrës së ofruar, shifër që ndoshta në një film të mirëfilltë s'e kanë hasur. Unë për vete nuk do të pranoja. Do të bëja kompromis nëse Mamaqi apo dikush tjetër vjen dhe më propozon një skenar, tek i cili shikoj realisht diçka të mirë. Në rastet që kam pasur ftesa për të tillë kategori produksion­esh, kam thënë "Jo". Duhet të ketë disa elementë bindës, nga skenari, regjisori, koncepti etj. Kam bashkëpunu­ar me regjisorë të rinj, por vetëm kur jam bindur se kanë pasur brumë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në filmin “I love Tropoja”
Kryeminist­ri Edi Rama në filmin “I love Tropoja”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania