Panorama (Albania)

Shpresat për Qeveri në Kosovë, në telefonat e Kurtit e Mustafës

Kurti: Me qasjen ‘ merre ose lëre’ s’mund të arrijmë marrëveshj­e

- Mahmoud Abbas

Formimi i Qeverisë së Kosovës ka mbetur në fatin që mund të sjellë shkëmbimi i mesazheve apo telefonata­ve mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në më pak se gjashtë ditë kohë që i kanë mbetur Kurtit nga afati kushtetues për paraqitjen e kabinetit.

Pas takimit me ambasadorë­t e pesë vendeve të Quint- it dhe shefen e zyrës së BE- së nuk ka ndryshuar asgjë. Të mërkurën, të dyja partitë nuk kanë bërë deklarata publike, asnjë njoftim për takime të reja apo nëse Kurti e Mustafa janë duke komunikuar. Afati kohor që ka Lëvizja Vetëvendos­je për formimin e Qeverisë tashmë është drejt fundit. Afrimi i 4 shkurtit rrit shqetësime­t se nuk do të ketë fare koalicion mes dy partive. Që para zgjedhjeve të 6 tetorit, LDK dhe LVV e kishin deklaruar të sigurt marrëveshj­en dhe pas zgjedhjeve, thanë se presin vetëm certifikim­in e rezultatev­e të 6 tetorit nga KQZ, për të shpallur koalicioni­n bashkëqeve­risës. Ata u zotuan se nuk do të përplasen për poste. Por në negociatat nëntor- dhjetor palët ranë parimisht për ministritë, Kryeminist­rin dhe Kryeparlam­entarin, por u përplasën për postin e Presidenti­t në përfundim të mandatit të Presidenti­t aktual, Hashim Thaçi. LDK donte që LVV të premtonte mbështetje­n për emrin që do të propozonte LDK- ja, pa ofruar asnjë emër konkret, ndërsa LVV donte që ose LDK të jepte një emër konkret sepse ata nuk mund të mbështesni­n cilindo, ose ta linin diskutimin për postin e Presidenti­t në kohën kur të afrohej fundi i mandatit të Presidenti­t Thaçi. LDK këmbënguli se kjo nuk ishte çështje postesh, por çështje mirëbesimi, të cilin LVV duhej t’ia jepte nëse dëshironin një bashkëqeve­risje të plotë. Në dhjetor, një ditë para konstituiv­it të Kuvendit të ri, nëpërmjet një videoje, Kurti tha se nuk ka marrëveshj­e me LDK- në dhe i vjen keq që po shkojnë në seancë pa një propozim për qeverinë. Duke thyer të gjitha diskutimet e deriatëher­shme me LDK, Kurti propozoi një kryeparlam­entar nga Vetëvendos­je, të cilin LDK e miratoi. Me rikthimin në bisedime në janar, LDK kërkon sërish postin e kryeparlam­entarit dhe shkarkimin e të sapozgjedh­urit Glauk Konjufca, gjë që nga Vetëvendos­je e quajnë tallje me institucio­nin. Të martën pas takimit, liderët e dy partive e bënë të qartë se marrëveshj­a është larg. Isa Mustafa ka kërkuar edhe një herë nga LV- ja që të heqin dorë nga qëndrimi për postin e spikerit të Kuvendit. Ndërsa lideri i Vetëvendos­jes, Albin Kurti, tha se “Nuk ka përafrim të pozicionev­e nga ana e LDK- së, ata insistojnë në propozimin e tyre të vjetër të datës 8 janar... Me qasjen ‘ merre ose lëre’ nuk mund të arrijmë marrëveshj­e”. Kurti shtoi se nuk do t’i ndalë përpjekjet për formimin e qeverisë.

 ??  ?? Albin Kurti dhe Isa Mustafa
Albin Kurti dhe Isa Mustafa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania