Borell: I vendosur të nis dialogun

Panorama (Albania) - - BOTA -

Përfaqësue­si i lartë i BE- së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, një ditë para vizitës në Kosovë dhe Serbi, tha se arsyeja e kësaj vizite është rinisja e dialogut mes tyre. “Jam duke pritur për vizitën time të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, që tregon përkushtim­in tonë ndaj perspektiv­ës së BE- së për rajonin, stabilitet­in, sigurinë dhe prosperite­tin. Do të jetë një përparësi gjatë mandatit tim dhe, duke pasur parasysh vendosmëri­në time personale për të përparuar dialogun Kosovë- Serbi të lehtësuar nga BE- ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishm­e përpara duke përfshirë normalizim­in e marrëdhëni­eve midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë vizitës sime. Mezi po pres ta njohë Kosovën dhe Serbinë dhe të takojë njerëzit e këtyre vendeve”, ka deklaruar ai. Përfaqësue­si i Lartë i BE do të jetë në Kosovë më 30 dhe 31 janar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.