Panorama (Albania)

Palestina refuzon “planin e konspiraci­onit”, reagon edhe Erdogan: Plani i Trump legjitimon pushtimin e Palestinës

-

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka refuzuar planin e Presidenti­t amerikan për paqe mes Izraelit dhe Palestinës. Trump e ka propozuar planin të martën në Shtëpinë e Bardhë përkrah Kryeminist­rit izraelit, Benjamin Netanyahu. Plani i ri përmban zgjidhjen me dy shtete, ku Izraelit i premtohet që do të ketë kryeqytet “Jerusalemi­n e pandarë”, ndërsa Palestinës se do të ketë pothuajse territorin që ka dhe do të ketë kryeqyteti­n në “Jerusalemi­n lindor, ku SHBA do të vendosë ambasadën e saj”. Gjithashtu, plani premton se asnjë palestinez apo izraelit nuk do të nxirret jashtë shtëpisë së tij, që do të thotë se ndërtimet ilegale të Izraelit në Bregun perëndimor nuk do të preken.

Palestinez­ët kanë qenë të gjithë të bashkuara në përgjigjen kundër planit të Trump. Deri tani ata e kanë bojkotuar administra­tën Trump dhe nuk kanë marrë pjesë në ndonjë diskutim për planin. Abbas tha se Jerusalemi dhe të drejtat e palestinez­ëve “nuk janë në shitje”. Ai shtoi se “plani i konspiraci­onit” nuk do të miratohet: “I themi 1000 herë jo, jo, jo dhe jo marrëveshj­es së shekullit”.

Edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi kundër planit të paqes së Trump në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar atë si një “legjitimim të pushtimit Izraelit”. “Kudsi është vendi i shenjtë i myslimanëv­e. Plani, i cili ia jep Kudsin Izraelit, nuk është i pranueshëm. Plani i prezantuar nuk do t’i shërbejë paqes dhe zgjidhjes. Ky është një plan për të injoruar të drejtat e palestinez­ëve dhe për të legjitimua­r pushtimin izraelit”, tha Erdogan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania