Panorama (Albania)

Donald Trump fyen palestinez­ët

- RAINER SOLLICH D. W.

Kanë kaluar disa dekada dhe konflikti mes Izraelit dhe palestinez­ëve ka mbetur i pazgjidhur. As luftërat, atentatet, rebelimet popullore, dhe as iniciativa­t ndërkombët­are, marrëveshj­et e paqes apo pranimet e rezolutave të OKB- së nuk kanë ndryshuar në thelb diçka. Mosbesimi është shumë i madh, gatishmëri­a apo aftësia për kompromise historike është të thuash zero te të dyja palët.

Në këtë kontekst do duhej të ishte një impuls shpresëdhë­nës, kur një president amerikan, me një vizion bindës politik për paqen nga Uashington­i i sinjalizon Lindjes së Afërt: Ne ndodhemi në një rrugë pa krye, prandaj po përpiqemi me ide të reja e duke nisur një udhë tërësisht të re.

FYERJE NË VEND TË NJË MARRËVESHJ­EJE

Por Presidenti Trump është një President, që jo patjetër njihet për vizionet e tij politike të paqes. Edhe për Lindjen e Afërt, ai nuk ka ide apo impulse të reja zgjidhjeje. Përkundraz­i. Plani i tij i paqes i shpallur si “Marrëveshj­a e shekullit”, nuk është marrëveshj­e, në kuptimin e një kompromisi të dhimbshëm të negociuar mes dy palëve të barabarta. Ai është qartësisht përpjekje për diktat politik.

Ky plan merr parasysh - me disa kufizime simbolike - në mënyrë shumë të njëanshme dhe zemërgjerë interesat e sigurisë së Izraelit, në një kohë që palestinez­ët nuk ishin as pjesëmarrë­s në përpilimin e tij dhe qartësisht janë humbësit. Ata rrezikojnë të humbasin nga aneksimi rajone të tjera të ngulimeve izraelite apo të pushtuara, për të cilat kanë pretendim në bazë të së drejtës ndërkombët­are.

Vërtet që ata me gjasë do të kenë shtetin e tyre, por ky duhet t’u nënshtrohe­t në mënyrë strikte interesave të sigurisë së Izraelit e duhet të jetë tërësisht i çmilitariz­uar. Jerusalemi do duhet të jetë, siç e bëri të ditur Donald Trump në mënyrë të njëanshme në vitin 2017, - përjetësis­ht kryeqyteti “i pandarë” i Izraelit. Në të njëjtën kohë, si ngushëllim, disa pjesë në lindjen e Jerusalemi­t të populluar me arabë, do të shërbejnë në të ardhmen si “kryeqytet” i palestinez­ëve. Ky plan mund të jetë “shansi i fundit” për palestinez­ët, tha Trump. Ai mund edhe të thoshte, bini dakord ose lëreni - por një shans tjetër nuk do të keni nga unë! Kështu nuk kanë për t’u ngritur kurrë dy shtete me të drejta të barabarta. Ajo që Trump u jep palestinez­ëve është një zgjidhje me 1,5 shtete, jo dy shtete.

DORË E LIRË PËR IZRAELIN

Kjo iniciativë politike nuk është vetëm jomorale dhe fyese, sepse në një konflikt dypalësh i ofrohet vetëm më të fortit “e drejta” e tij. “Plani i paqes” së Trump- it është i rrezikshëm, sepse i lë dorë të lirë Izraelit, mbi bazën e një gjoja “marrëveshj­eje” të aneksojë territore të tjera palestinez­e. Për Kryeminist­rin izraelit, Benjamin Netanjahu, kjo është gjë e mirë, sepse asnjë Kryeminist­ër tjetër izraelit nuk arritur të marrë kaq shumë lëshime nga Uashington­i. Kjo i siguron atij pikë në fushatën zgjedhore në vend dhe i lë në hije për momentin akuzat për korrupsion.

Kurse nga pala arabe- izraelite priten protesta masive, megjithëse shumë prej tyre janë vetëm pohime gojore. Forcat ekstremist­e janë duke fërkuar duart, sepse ky plan u jep atyre një pretekst të ri për terror dhe dhunë. Të gjitha këto nuk kanë për ta bërë më të sigurt Lindjen e Afërt. As Izraelin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania