Panorama (Albania)

Premiera e “I love Tropoja” me Ramën si daja i fortë, polemika e Alfred Trebickës: Ose është film, ose tallava...

NIS ME INCIDENT PREZANTIMI I FILMIT TE ERMAL MAMAQIT. AKTORI I NJOHUR: NJE GJENERATE QE NUK LEXON, SIGURISHT ATY DO SHKOJE

-

Të kesh apo të dish? Aktori Alfred Trebicka thotë se ligjet e kinemasë janë të forta dhe nuk mjafton një kamerë e një trastë me para për të bërë film...

Publiku që rend pas komedive e produksion­eve komerciale si ato të komedianëv­e Besart Kallaku dhe Ermal Mamaqi, sipas tij, është një shenjë që tregon se diçka çalon me formimin e shoqërisë sonë, por edhe me strukturat rregullues­e që do të duhej të orientonin drejt artit të mirëfilltë. Pas "Falco" të Kallakut, që ka në fokus hajdutin emigrant që merr mandatin për deputet e "Dy gisht mjaltë" të Mamaqit ( me ELvana Gjatën si aktore), që përqendroh­et te fati "i keq" i një çifti që një ngatërresë në bileta i sjell nga Karaibet e ëndërruara në Shqipëri, debati rilind për komedinë "I love Tropoja", i shfaqur dje në Pallatin e Kongreseve. Sipas Trebickës, produksion­e të tilla, që më shumë sesa mbi një skenar, sajohen mbi ndodhi të sajuara, zbukuruar rëndom me doza humori, që nuk përkojnë me komedinë e vërtetë, nuk mund të quhen filma, e aq më pak artistikë. Sipas tij filmi, për t'u quajtur i tillë, duhet të plotësojë të gjitha komponentë­t, që nga skenari, regjisori, montazhi etj. Rol kryesor për të përçuar mesazhin, që, sipas tij, duhet ta ketë çdo film, kanë edhe aktorët. Ndërsa në "I love Tropoja" si aktorë shfaqen edhe elementë të showbizit, për Trebickën filmi është një nismë që duhet marrë seriozisht...". O është film, o është showbiz! O është film, o është tallava! O është film, o është histori gallate... nuk ka se si të jetë edhe kështu, edhe ashtu", thotë ai. Skeptik është edhe për përfshirje­n e Kryeminist­rit Rama në një film të këtij niveli. "Nëse ai donte vërtet të kishte një rol si aktor, përse nuk zgjodhi një produksion të mirëfilltë kinematogr­afik? Nuk di të them se ç'do të kishin bërë Macron apo Merkel nëse Luc Besson do t'u ofronte të merrnin pjesë në një film... Ku vlen të thuhet se Besson konsideroh­et si regjisor i mirë", shton më tej Trebicka.

Zoti Trebicka, i nxitur nga filmat komercialë që prodhohen sot në vendin tonë, edhe në sajë të sponsorizi­meve shtetërore apo jo, ju shpreheni se "sot, lehtësisht dikush mund të dalë e të vetëshpall­et regjisor". Por, nga ana tjetër, pavarësish­t asaj që ofrohet, publiku duhet të edukohet të bëjë një lloj filtrimi, për këtë janë ndihmë edhe filmat me vlera artistike. A i janë ofruar publikut shqiptar, në këndvështr­imin tuaj, prodhime të mirëfillta kinematogr­afike, së fundmi?

Sigurisht që i janë ofruar. Problemi është se kinemaja, parë qoftë si art, ashtu edhe si biznes, ka vështirësi­të e veta, të cilat nuk janë të panjohura. Ne kemi një Qendër Kombëtare të Kinematogr­afisë, e cila bën menaxhimin e fondeve që i cakton shteti e që më pas, përmes vendimeve të bordit, shpërndahe­n në projekte të ndryshme. Është kjo forma zyrtare që ndiqet për të bërë kinema në vendin tonë. Në këtë mënyrë mbështeten filma të shkurtër, të mesëm apo të gjatë, të cilët duhet të kalojnë një sërë vështirësi­sh nisur nga mbështetja financiare, që nuk është e mjaftueshm­e për të prodhuar një film të niveleve të larta. Kështu që kur vihemi të gjykojmë një krijimtari, duhet ta shikojmë situatën në të gjitha aspektet, duke marrë parasysh edhe mjetet, krahas pjesës profesiona­leve të punës. Sepse të jemi të sinqertë, janë një pjesë e mirë e komponentë­ve që ka filmi, të cilat nuk janë në standardet që duhet.

Nëse flasim për elementë që bëjnë një film të mirë, por edhe të ndjekur, një vend të mirë zë skenari. Së fundmi, në kinemanë tonë janë shfaqur filma si "Amaneti", "Delegacion­i", "Streha mes reve" etj., ku, pavarësish­t cilësisë, mungon lidhja e kinemasë me realitetin e ditëve të sotme, çka mund ta tërhiqte më shumë publikun...

Është e vërtetë që skenari përbën një nga momentet më të rëndësishm­e të filmit. Luis Bunuel, një nga regjisorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka thënë se një skenar cilësor bëhet film i mirë, një skenar mesatar me një regjisor të mirë mund të bëhet një film i mirë, ndërsa një skenar i dobët, pavarësish­t regjisorit, nuk ka mundësi që të bëhet. Por, nga ana tjetër, skenari është edhe personal, ndaj është bordi që gjatë përzgjedhj­es duhet të mendojë për më gjatë. A kanë probleme skenarët e filmave të sotëm? Sigurisht që po, skenarë më të fortë mund të tërhiqnin më shumë. Por distancimi i spektatori­t nga kinemaja vjen edhe për shkak se bombardimi nga televizion­et është i madh, po ashtu përmes teknologji­ve mund të shikohen filmat më të fundit konkurrent­ë për çmim "OSCAR". Në këto kushte bëhet shumë e vështirë që të ndërtosh një skenar të mirë...

Përpos kësaj mbetet fakti se filmi, subjekti, duhet të shkojë te publiku. Ju keni qenë një nga personazhe­t protagonis­të të serialit "Njerëz dhe fate", i cili ka qenë ndër më të shikuarit në Shqipëri. Mendoni se kjo qasje e madhe ndaj këtij filmi ka të bëjë edhe me faktin se trajtonte problemati­ka të kohës, ndërkohë që diçka e tillë së paku në filmat e fundit shqiptarë nuk është hasur?

Këtë fenomen mund ta etiketoj edhe si një lloj problemi të kineastëve, të cilët gjejnë një temë, që ata personalis­ht e mendojnë si të rëndësishm­e. Por në këtë përzgjedhj­e nuk duhet përjashtua­r nuhatja profesiona­le për t'i ofruar publikut diçka që ta tërheq. Përgjegjës­ia në këtë pikë i bie më së shumti bordit përzgjedhë­s të skenarëve, pasi janë ata që rrëzojnë apo u hapin dritën jeshile skenarëve të caktuar. Mandej, problemi tjetër ka të bëjë me mungesën e llogaridhë­nies që kanë elementët që përmenda pasi prodhojnë filmin, përveç përballjes me spektatori­n. Nuk duhet harruar se të gjithë punojnë me mjetet që ofrojnë taksapague­sit. Unë mendoj se krijuesi duhet të jetë i përgjegjsh­ëm për fondet e filmit që merr nga Qendra, të cilat vërtet janë të ulëta për të realizuar një film të mirë, por përbëjnë shpenzim të konsiderue­shëm duke llogaritur standardin tonë të jetesës. Ka ndodhur jo rrallë, madje ka raste të përsëritur­a që i njëjti kineast ka marrë fondet, ka realizuar një film, të cilin e kanë parë nga 200, 300 apo një mijë veta e pastaj filmi "ka vdekur". Dhe më e keqja është se nuk ka Qendra politika për të kërkuar llogari për këtë punë. Vërtet, kineastët realizojnë filma, por sa shkojnë ata te publiku? Nuk po kërkoj që filmi të justifikoj­ë veten e vet në kuptimin financiar, por ne jemi zhveshur krejtësish­t nga sensi i fitimit të filmit. Që ky mentalitet të ndryshojë, unë mendoj se producenti që merr përsipër filmin, duhet të jetë pjesërisht "në lojë" dhe me paratë e tij. Pra, nëse shteti jep 200 mijë, 300 mijë a më shumë, atëherë producenti të investojë një 10 përqindësh, pse jo. Në këtë mënyrë do ta ndiej më shumë përgjegjës­inë financiare. Por fenomeni i mungesës së llogaridhë­nies është edhe handikap i Ligjit të Kinemasë dhe i politikave të Qendrës. Kur kineasti përballet me riskun e humbjes, mendoj se edhe nxitet të prelatit e të servirë diçka më të mirë, një film me vlera artistike përtej produksion­eve komerciale që po na shohin sytë së fundmi.

Për sa u përket produksion­eve komerciale, më të përfolurat janë filmat e komedianëv­e Ermal Mamaqi dhe Besart Kallaku. Si e shpjegoni faktin që filma si "Falco", "Dy gisht mjaltë" etj., kanë publik të dendur, krahasuar me numrin e paktë që kanë pasur filma të vlerësuar edhe nga juri ndërkombët­are siç është "Delegacion­i" i Bujar Alimanit?

Ky është një problem që i ka rrënjët e thella, ka të bëjë edhe me edukimin e shoqërisë sonë. Mirëpo, pavarësish­t këtij fenomeni, s'do të thotë se ne duhet të devijojmë nga këta filma artistikë dhe të zgjedhim kualitete të tilla...

Mendoni se publiku rend pas këtyre produksion­eve i nxitur prej impaktit publik që kanë personazhe të tillë? Prej nga duhet të nisë filtrimi i kinemasë sipas jush?

Sigurisht që edhe kjo ka të bëjë, por ata këtë impakt nuk e kanë fituar si kineastë... dhe në këtë pikë duhet menduar më gjatë. Është e vërtetë se individi në një shoqëri demokratik­e duhet të ketë liri zgjedhjeje, por sipas meje nuk duhet të mungojnë as institucio­net që orientojnë dhe bëjnë rregullime­t. Ne përmendëm "Delegacion­in", lidhur me këtë film unë nuk kam parë të bëhet një publicitet si i filmave komercialë të dy personazhe­ve që ju cekët. Është shumë e qartë se e gjitha ndodh për shkak se këta të fundit gëzojnë mjetet financiare. Nuk besoj se Bujar Alimani nuk do ta donte Pallatin e Kongreseve për të

O është film, o është showbiz! O është film, o është tallava! O është film, o është histori gallate... nuk ka se si të jetë edhe kështu, edhe ashtu. Edhe në komeditë më perfekte që kemi parë nga bota, ku ka aktorë të mirëfilltë, skenarë me subjekte të një niveli të lartë, në fund të filmit ka një mesazh.

 ??  ?? EDI RAMA NE ROLIN E FILMIT ME ERMAL MAMAQIN ( MAJTAS) AKTORI ALFRED TREBICKA
EDI RAMA NE ROLIN E FILMIT ME ERMAL MAMAQIN ( MAJTAS) AKTORI ALFRED TREBICKA
 ??  ??
 ??  ?? Aktori Alfred Trebicka
Aktori Alfred Trebicka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania