Panorama (Albania)

ZBARDHET VENDIMI Kompensimi, pronarët që do marrin paratë në dorë

Qeveria ndryshon skemën e kompensimi­t të ish- pronarëve. Gazeta zbardh vendimin me kategoritë që marrin paratë në dorë. Ndryshon edhe ligji i shpronësim­eve

-

U miratua dje në Komisionin e Ligjeve projektlig­ji me titull "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për shpronësim­et dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private për interes publik", që synon ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Shpronësim­eve.

Kjo agjenci e re që pritet të ngrihet brenda këtij viti, menjëherë pas miratimit të ligjit edhe në Kuvend, do të ketë si përgjegjës­i të saj të gjitha proceset e shpronësim­eve në Shqipëri. E pranishme gjatë diskutimit në komision, ishte edhe ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, që tregoi disa nga lehtësirat që do të sjellë ngritja e kësaj strukture në procedurat e shpronësim­eve. Balluku u shpreh optimiste që me këtë agjenci të re, që do të merret me të gjitha proceset e shpronësim­eve në Shqipëri do të shkurtohen shumë procedurat burokratik­e." Ngritja brenda këtij viti e Agjencisë Shtetërore të Shpronësim­eve për interes publik, do të eliminojë problemin e mbartur të shpronësim­eve. Kjo agjenci do të përqendroj­ë të gjitha procedurat e shpronësim­eve, duke garantuar zgjidhje të çdo rasti kur kërkohet shpronësim nga secili institucio­n shtetëror dhe reduktuar kështu burokracis­ë në këtë proces. Respektimi i afateve të kompensimi­t të shpronësim­eve në këtë ligj janë të përcaktuar­a qartë, duke i dhënë mundësi pronarëve që të shpronësoh­en në mënyrë sa më të shpejtë palët. Ky është një proces që sot ne kemi gjyqe të hapura, për sa i përket vlerësimit të truallit, gjë e cila do të marr fund", u shpreh Belinda Balluku. Ministrja e Infrastruk­turës theksoi në fjalën e saj se krijimi i kësaj strukture të re nuk do të çojë në rritjen e çmimit të shpronësim­eve. "Krijimi i agjencisë nuk do të ndryshojë çmimin e shpronësim­it. Ajo bëhet sipas akteve në fuqi dhe, kur flasim për tokën, ajo bëhet nëpërmjet një VKM- je dhe çmimit referencë të tokës, që është e njëjta që përdor Agjencia e Pronave", tha Balluku. I vetmi zë skeptik në lidhje me këtë ligj, ishte ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ngriti shqetësimi­n e shtimit të konfliktev­e ndërinstit­ucionale. "Mendoni se kjo zgjidhje do lehtësojë apo do krijojë konflikte të reja institucio­nale? Unë uroj që mos të ketë fatin e Kadastrës edhe të avokaturës të shtetit", tha Xhafaj.

 ??  ?? DJE, NGA KOMISIONI I LIGJEVE
DJE, NGA KOMISIONI I LIGJEVE
 ??  ?? Ministrja Balluku, dje në Komisionin e Ligjeve
Ministrja Balluku, dje në Komisionin e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania