Panorama (Albania)

Presioni nga PPE, qeveria tërhiqet nga Antishpifj­a

Balla: “Votimi për dekretin të shtyhet derisa të kemi opinionin e Venecias”. Meta: “Reflektimi i shërben një qëllimi të madh”

- MARIGLEN KUME

Maxhoranca u tërhoq dje përkohësis­ht nga dy projektlig­jet që përmbajnë Paketën Antishpifj­e.

Përkundër deklaratav­e të mëparshme të përfaqësue­sve të maxhorancë­s se do të rrëzonin dekretin e Presidenti­t për Paketën Antishpije në seancën e së enjtes, kryetari i Grupit Parlamenta­rë Socialist, Taulant Balla, i kërkoi kryeparlam­entarit Ruçi që ta shtyjë votimin e dekretit për një moment të dytë, pasi të ketë mbërritur opinioni i Komisionit të Venecias. “Dua t’ju informoj se sapo më ka ardhur komunikimi që Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë me procedurë të përshpejtu­ar këtë ligj. Gjatë muajit shkurt, përfaqësue­sit e Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë për të dialoguar me këdo. Në këtë kontekst, z. Kryetar i Kuvendit, dua të propozoj që diskutimi dhe votimi i dekretit për mediat audio- vizive të shtyhet derisa Komisioni i Venecias të sjellë raportin e vet”, tha Balla. Numri dy i PS- së tha dje se maxhoranca ka pasur kontakte të vazhdueshm­e me ekspertët e Këshillit të Europës për Paketën e Antishpifj­es dhe pasi ata kanë kërkuar më shumë informacio­n në lidhje me dy pika, atëherë kanë dakordësua­r që sipas Ballës, bashkërish­t t’i kërkojnë Venecias një opinion. Tërheqja e maxhorancë­s erdhi pas paralajmër­imeve të raporterit për Shqipërinë i Partive Popullore në Parlamenti­n Europian, David Lega, se nëse Parlamenti do të miratonte dy ligjet e censurës së medias, do të rrezikonte seriozisht hapjen e negociatav­e në mars të këtij viti. “Jam i shqetësuar për votimin sot në Shqipëri. Është problemati­ke për zhvillimet demokratik­e, si dhe për negociatat e anëtarësim­it në të ardhmen”, shkroi Lega. Këtë shqetësim, Lega e ndau edhe një ditë më parë përmes një postimi në “Tëitter”.

REAGIMI Pak minuta pasi maxhoranca u tërhoq nga rrëzimi i dekretit të Presidenti­t Meta për ligjin e censurës, reagoi edhe ky i fundit duke e cilësuar një lajm shumë të mirë. Në një prononcim për mediat, Meta tha se kjo nuk konsideroh­et si fitore për të apo si humbje për maxhorancë­n, e cila kishte deklaruar se do rrëzonte dekretet e tij, por si një fitore për fjalën e lirë. “Ky është një moment pozitiv mendoj. Lajm shumë i mirë, nuk është humbje për askënd. Reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët, që është mbrojtja e të drejtave kushtetues­e të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësis­ht garantimit të standardev­e demokratik­e dhe europiane”, u shpreh Meta. Presidenti do të përballet me maxhorancë­n në Komisionin e Venecias në të njëjtën ditë që do të shqyrtohet edhe paketa e antishpifj­es. Por kreu i shtetit do të përballet me kuvendin për çështjen e emërimit të anëtarëve të gjykatës kushtetues­e.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania