Ismail Kadare është brand

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ROLAND BEJKO

Kjo copëz e vogël konformist­e e letërsisë së tij që ribotohet sot nga individë lokalë nëpër rrjetet sociale, nuk e konfondon dot tërësinë e artit dhe nuk e zbeh aspak madhështin­ë e letërsisë së tij. Bile, për mua është edhe falë kësaj pjesëze të parëndësis­hme konformist­e që ekziston sot, pra që është midis nesh tërësia gjigante e letërsisë së tij, ku nëpërmjet metaforës, alegorisë dhe stilistikë­s unike, Ismaili, tamam si një Kostandin fantazmë, i lindur nga baladat ballkanike, hipur mbi kalin e bardhë të shpresës, ia doli t’i çonte botës lajmin se një diktaturë me fytyrë përbindësh­i sundonte prej dekadash shqiptarët dhe ku absurdi i saj kalonte çdo kufi të imagjinatë­s njerëzore, saqë deri edhe ëndrrat e njerëzve dekodohesh­in në zyrat e një pallati të veçantë nga qindra punonjësit e saj dhe i sevireshin çdo mëngjes diktatorit në sini të argjendtë si kumte të së keqes, që i kërcënonin sundimin e tij.

Ismaili i tregoi botës se shqiptarët sundoheshi­n nga një regjim i çmendur, ku paranoja e diktatorit dhe shërbëtorë­ve të tij gjakësorë, veç ëndrrave, në netët me hënë dhe pa hënë kontrollon­te veç të tjerash deri edhe virgjërinë e viktimave të epshit të kalecëve të Sigurimit të Shtetit dhe që për të rritur terrorin mbi masat popullore hiqte zvarrë shesheve të qytetit apo rrugëve të fshatit kufomat e Lul Mazrekëve, që kërkonin të jetonin matanë kufirit ëndrrën e botës së lirë. Falë letërsisë së tij, çdo i huaj që e kish lexuar Kadarenë, në vitet ‘ 80-‘ 90 kur vinte në Gjirokastë­r si turist ishte gati ta shkruante në gur kronikën e një vendi të trishtë, të varfër sa më s’ka dhe të izoluar në çmendinën e vet. Çdo lexues i huaj në ato vite, falë veprave të Kadaresë ishte në gjendje që historinë e Shqipërisë ta tregonte si një përrallë dimri në dash pranë zjarrit të oxhakut në kështjella­t e mbretërve a princërve europianë, a në dash duke dëgjuar ndonjë koncert në fund të dimrit me gjëmimin në veshët e tyre të tamtameve të daulleve të shiut, që vinin nga përtej perëndimit të stepave lindore.

Ky histerizëm i vonuar, por i shfaqur këtu kundër Ismail Kadaresë, është zgjedhur fiks në darkën e gabuar të ditëlindje­s së tij, enkas për ta bërë pis atë.

Në vitet ’ 90, ne studentët e asaj kohe e kishim shpresë Kadarenë. Gazetat ku ai shkruante apo jepte intervista­t gjendeshin me mik. Ai na jepte shpresë dhe besim se edhe këtu, diktatura komuniste do të rrëzohej si në gjithë vendet e ish- bllokut lindor. Ndaj, gjatë ditëve të protestës studentore në Universite­tin e Gjirokastr­ës, në shkurt të 1991shit, në peticionin tonë ne kërkuam që shtëpia e tij të bëhej muze, gjë që u realizua vite më vonë.

Largimi i tij drejt Francës, letrat publike drejtuar Presidenti­t Miterand, Presidenti­t Bush, Kancelarit Kohl, Kryeminist­res Theçer për të ndihmuar shqiptarët të çliroheshi­n nga thonjtë e diktaturës më perverse dhe më të egër që kish njohur historia ndaj një populli të një vendi të vogël, por me vokacion dhe kontribute të mëdha për mbrojtjen e vlerave perëndimor­e; intervista­t në pothuaj të gjitha gazetat dhe televizion­et më të njohura botërore rikthyen pa dyshim vëmendjen e kancelariv­e të mëdha mbi të fundmin vend në Lindjen komuniste, që diktatura ishte ende në pushtet dhe që përpiqej djallëzish­t të mbijetonte, duke restauruar dhe revizionua­r vetveten. Ee, falë mbështetje­s së tyre të madhe, shqiptarët u çuan në këmbë duke iu përgjigjur historisë.

Me azilimin politik të tij në Francë, Ismail Kadare ia hoqi këtë shans Ramiz Alisë dhe ia prishi planet kastës së tij për ta sunduar në vazhdim Shqipërinë në formën e një regjimi hibrid të tipit jugosllav. ( rasti i Bjellorusi­së që po reziston ende si e tillë, është më flagranti)

Për të gjithë ata që prisnin ndryshimin e madh, Ismail Kadareja nuk konsideroh­ej si “zëvendësi i Nexhmijes”, siç përpiqen ta paraqesin sot disa, por si një pikë drite në fund të tunelit të errët.

Ai ishte i qartë. Regjimi duhej shembur një orë e më parë dhe ishte i bindur se pas kësaj “nuk do të kishte më sapun Lux- i që do t’i lante duart e përgjakura të Ledit Makbeth”.

Tjetër gjë ishte qasja që zgjodhi të kishte më pas politika dhe pushteti ndaj bllokut dhe krimeve të komunizmit.

Ismail Kadare për mua dhe për këdo tjetër që ka pasur a ka sot rastin të depërtojë në mjediset politike dhe intelektua­le perëndimor­e si student, studiues, profesioni­st, vizitor etj., është dhe mbetet identitet kombëtar.

Keqardhje që midis sharësve gjej edhe disa miqtë e mi të mirë, që inatin me diktaturën e zbrazin më kot mbi atë që me letërsinë dhe aktet e tij publike i hoqi në sytë e botës mbarë petët lakrorit komunist, që gatuhej me mishin e viktimave të pafajshme.

Por shqiptarët e duan gjeniun si një qenie utopike, si mbinjeri, gjysmëperë­ndi, të pagabueshë­m, pa vese, pa orekse, madje dhe pa seks, ndaj edhe zhgënjehen si fëmijë kur sapo marrin vesh të vërtetën, se edhe ai kryen nevoja fiziologji­ke si gjithë njerëzit e tjerë. Ky zhgënjim i mërzit dhe i rebelon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.