Rama: Do ndajmë biznesin e ligjshëm nga ai kriminal

“Shqipëria ka normën më të ulët të papunësisë prej 25 vitesh”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryeminist­ri Rama premtoi reforma të mëdha të qeverisë së tij në lidhje me klimën e biznesit dhe mbrojtjen e tij nga kriminaliz­imi. Në fjalën hapëse të Forumit Ekonomik të Tiranës, Rama tha se do të ndahet biznesi i ligjshëm nga ai kriminal, duke treguar rrugët. “E dimë që një nga faktorët më problemati­k është krimi i organizuar dhe zhvatja, do të bisedojmë për një marrëveshj­e kundër krimit, duke i kërkuar çdo personi të dënuar deri tani të provojë që asetet që ka, vijnë nga biznese legjitime, ndryshe të gjitha do të merren. Pra, është një mesazh si për biznesin e ligjshëm, edhe të paligjshëm. Biznesit të paligjshëm do t’i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shumë vështirësi, ka ardhur koha t’u shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjëra negative që kanë bërë me krimin e organizuar, duke hyrë në administra­të e politikë, kjo kohë ka marrë fund. E fundit, është bashkëpuni­mi rajonal. Do të doja të zhvilloja një diskutim të mëtejshëm, për të fokusuar forumin ekonomik të Tiranës në përmirësim­in e ekonomisë sonë të rajonit”, u shpreh Rama. Gjatë fjalës së tij, Kryeminist­ri përmendi si histori suksesi faktin se “Shqipëria ka normën më të ulët të papunësisë prej 25 vitesh sipas BB- së dhe kjo bazuar në gjithë popullatën dhe jo vetëm tek ata që jetojnë këtu”. “Dhe meqë e di se kur vjen puna tek ekonomia, njerëzit nuk i hanë e pinë shifrat dhe duan të dinë pikën ku do jetë nesër, unë kam shumë shifra këtu, por po i përmbledh. Kemi normën më të ulët që prej 25 vitesh, sipas Bankës Botërore, dhe e di që ata që po na ndjekin, do thonë se kjo ka ndodhur sepse njerëzit kanë ikur. Por jo, nuk vjen nga kjo gjë. Një shifër tjetër, investimet e huaja, kemi progres të investimev­e”. Duke folur për ato se çfarë duhen përmirësua­r, Rama i mëshoi sektorit të biznesit: “Më lejoni të flas për sfidat, duhet të përmirësoj­më klimën e biznesit, sjelljen e administra­tës, kemi nevojë për të përmirësua­r, sidomos atë pjesë që lidhet me biznesin. Gjatë këtij viti do kemi rezultate të qenësishme në këtë drejtim”. Dhe Kryeminist­ri tha që ka një plan për këtë, plani është që brenda 2020 të kemi 95 për qind të shërbimeve të dixhitaliz­uara, online, kështu që ata që merren me biznes, të mos shkojnë nëpër vende të aplikojnë për ata çfarë u duhen, pra gjithçka të transferoh­et në internet, kjo gjë do ndryshojë natyrën e komunikimi­t”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.