Junçaj: Hapi i radhës, ngritja e Byrosë së Hetimit

"SPAK- u nuk është e vetmja zyrë prokurorie në Shqipëri"

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

vetëm SPAK- u që duhet të bëjë punën e vet, por janë të gjitha zyrat e tjera të prokuroriv­e lokale. Në fund të ditës, ata duhet të punojnë së bashku.

Edhe kur Prokuroria lokale thotë se nuk mund të hetojë këtë rast duke shpallur moskompenc­ën për ta bërë atë dhe ia ka kthyer çështjen SPAK- ut?

Nuk dua t'i gjykoj vendimet e prokurorëv­e, janë ata që vendosin se ku duhet të shkojë një çështje. Por gjëja më e rëndësishm­e është që zyra e prokurorit dhe hetuesit duhet të bëjnë përpara me çdo hetim ku ekzistojnë pretendime të ligjshme për krim, nëse bëhet fjalë për blerje votash apo gjëra të tjera.

Zoti Junçaj, a mendoni se qeveria aktuale ka vullnetin të luftojë korrupsion­in? Ditët e fundit, autoritete­t rrëzuan disa prej akuzave më të rënda kundër kompanisë "DH Albania", një kompani fiktive, që kishte falsifikua­r dokumentet me të cilat u regjistrua në shtetin Delaware, kishte falsifikua­r firmën e sekretarit të këtij shteti. Është pothuajse e sigurt se pas "DH Albania", qëndron një nga biznesmenë­t më të pasur në Shqipëri me lidhje të ngushta me qeverinë, e megjithatë nuk shohim që autoritete­t t'i shkojnë pas, ose pas zyrtarëve që u dhanë kontratën me vlerë 30 milionë. Një rast i dytë ishte mbyllja e një çështjeje tjetër të bujshme, hetimet ndaj "CEZ"- it. Çfarë do të thotë kjo sipas jush?

Siç e thashë përpara, transferim­i i të gjitha çështjeve në SPAK ishte diçka që e priste Prokurorin­ë e Posaçme. Nuk mund të ofroj një mendim nëse ai ishte një vendim i duhur apo i gabuar nga Prokuroria për t'i mbyllur apo transferua­r ato, sikurse shembujt që ju dhatë më parë. Pa dyshim që gjykimi i prokurorit që e ka dosjen në dorë, është më i rëndësishm­i dhe nëse ai është vendimi i duhur apo i gabuar, u takon të tjerëve ta gjykojnë. Por, patjetër për fat të keq, ka pasur raste që tashmë ishin në këtë Prokurori që nuk kishin përfunduar. Do të ketë raste të tjera të reja që ecin përpara. Mendoj se shqiptarët duhet të presin, pasi do të duhet kohë që këto gjëra të zbatohen e të bëhet përpara. Mendoj se do të jetë më mirë të gjykosh suksesin e Prokuroris­ë së Posaçme në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të vini në dyshim se çfarë po bëjnë ata sot, por ajo që është më e rëndësishm­e është që kjo gjë të bëhet hapur e me transparen­cë dhe pastaj ky diskutim duhet të bëhet mes prokurorëv­e dhe publikut, mendimi i të cilit natyrisht është i rëndësishë­m gjithashtu.

Në intervistë­n e fundit që dhatë në Shqipëri, ju thatë se nuk është e rëndësishm­e vetëm të hetohesh, por të kryhet një hetim i plotë. Po u jepnit një këshillë specifike prokurorëv­e?

Kjo vlen për çdo rast, sigurisht. Një hetim nuk është të lëvizësh vetëm një gur, nëse mund të shprehem kështu, por të lëvizësh gjithë gurët e mundshëm. Për të gjitha rastet, hetimet e plota janë jetike, sigurisht.

Z. Junçaj, ju keni qenë në Shqipëri për tre vjet si këshilltar ligjor dhe e njihni kulturën e vendit. Sa e vështirë është që një prokuror të punojë në një mjedis ku njerëzit të gjithë e njohin njëri tjetrin dhe sekretet dalin lehtë?

Është pa dyshim një vend shumë më i vogël sesa Shtetet e Bashkuara dhe njerëzit kanë më pak distancë mes tyre. Këto janë gjëra të vështira për t'u trajtuar. Por ne duhet të kujtojmë se për sa i takon Prokuroris­ë së Posaçme këta njerëz, që u ofruan me dëshirë, vendosën emrin e tyre për t'u zgjedhur si anëtarë të SPAK- ut, Prokuroris­ë së Posaçme. Shpresojmë e presim që ata e bënë këtë gjë sepse besojnë në një qëllim më të lartë për t'i shërbyer të ardhmes së Shqipërisë. Ata e dinë që pas kësaj zgjedhjeje do të ketë presion, pritshmëri të mëdha. Dhe shpresa jonë në Departamen­tin e Drejtësisë është që ata po e bëjnë këtë për arsyet e duhura. Ne jemi aty për t'i mbështetur dhe kjo është e rëndësishm­e, shqiptarët duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara përmes Departamen­tit të Shtetit dhe Departamen­tit të Drejtësisë do të jenë atje në çdo hap për t'i ndihmuar ata të jenë më të mirët si zyrë e Prokuroris­ë së Posaçme.

A do ta monitoroni punën që do të kryejë SPAK- u apo Byroja Kombëtare e Hetimit?

Nuk do të përdorja termin monitorim. Do të jemi atje për t'i ndihmuar në punën e tyre. Synimi nuk është të trajnojmë e të largohemi. Departamen­ti i Drejtësisë përmes OPDAT- it dhe Departamen­ti i Shtetit përmes burimeve të tjera të financimit kanë ndihmuar për shumë vite dhe do të vazhdojnë për shumë vite të tjera të ndihmojnë zhvillimin e sistemit gjyqësor shqiptar. Pra, monitorimi nuk është fjala e duhur, por mbështetja është një fjalë e mirë për t'u përdorur, duke i ndihmuar ata përmes trajnimeve. Ka ekspertë dhe prokurorë shumë me përvojë aktualisht atje tani, do të ketë të tjerë në të ardhmen për t'i ndihmuar që ata të bëjnë punën më të mirë të mundshme. Kjo do të vazhdojë, sigurisht.

Kreu i SPAK, Arben Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.