Panorama (Albania)

Pengmarrja e Jan Prengës, Policia kontrolle në Shkodër e Shijak për urdhëruesi­t

Një nga të kërkuarit si organizato­r, Gentian Doçi, komunikoi me vëllain: E di shumë mirë ku e ke vëllain. Më ke prekur mallin

- Bajram Hajri Leonard Hajri Elton Hajri

Policia e Shtetit ka vijuar edhe dje operacioni­n "Resorti", për arrestimin e personave në kërkim, që dyshohen për pengmarrje­n e Jan Prengës, por edhe për gjetjen e vendit ku mund të jetë fshehur trupi i pajetë i 48- vjeçarit.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan se një nga personat, për arrestimin e të cilit po kërkohet intensivis­ht, është edhe Gentian Doçi. Ky person, i skeduar nga autoritete­t e vendeve të Bashkimit Europian, konsideroh­et si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës. Madje, ky person ka pasur edhe një telefonatë me vëllain e 48- vjeçarit, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, duke i qartësuar arsyet e pengmarrje­s. Teksa vëllai i Jan Prengës e pyeste Gentian Doçin për vendndodhj­en e të vëllait, duke hyrë në këtë formë edhe në negociata për lirimin e tij, ai i është shprehur: "Ti e di shumë mirë se ku e ke vëllain. Më ke prekur mallin". Pas kësaj telefonate, familjarët e 48- vjeçarit kanë nisur bisedimet përmes pajtuesve të gjaqeve, në mënyrë që të lirohej i afërmi i tyre. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur në kohë dhe negociatat janë ndërprerë në momentin që Policia i ka lajmëruar familjarët për vdekjen e Jan Prengës.

KONTROLLET Policia tha dje se në vijim të operacioni­t "Resorti", Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit, forcat RENEA dhe Policinë e Shkodrës, kanë vijuar kontrolle të pandërprer­a, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të pengmarrje­s. Gjithashtu, kontrolle janë kryer edhe për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së shtetasit Jan Prenga. Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin djeshëm, janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes. "Sektori për Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m me

Prokurorin­ë, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje", tha dje Policia. Ndërsa disa orë më vonë, në një njoftim të dytë, Policia sqaroi se disponon prova të pakundërsh­tueshme se shtetasi Jan Prenga ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra, ditën e rrëmbimit dhe se në resort është dërguar pa shenja jete.

TE ARRESTUARI­T Para tri ditësh, Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se kishte zbardhur pengmarrje­n e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar në Kamzë, i cili dyshohet se është dhunuar për vdekje nga autorët, por trupi i tij ende nuk është gjetur. Katër persona u arrestuan gjatë operacioni­t të së hënës, që forcat RENEA zhvilluan në rrethinat e Shijakut, mes të cilëve edhe babai e vëllai i Altin Hajrit, i cili konsideroh­et si kreu i grupit. Në kuadër të operacioni­t të koduar "Resorti", ditën e hënë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: Leonard Hajri, 35 vjeç, i dënuar më parë, Olsi Tarja, 36 vjeç, Elton Hajri, 32 vjeç dhe Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak. Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celularë, 4 automjete dhe një shumë eurosh. Policia tha se nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri, i shpallur në kërkim. Ndërsa mbrëmjen e së martës, Forcat Operaciona­le arrestuan në Kavajë Festim Bexhdilin, 30 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunu­ar në fshehjen e trupit të 48- vjeçarit Prenga, pasi ka vdekur gjatë torturave.

 ??  ?? Viktima Jan Prenga
Viktima Jan Prenga
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania