Pengmarrja, për "zhdukjen" e 280 kg kokainë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Burime nga grupi hetimor thanë se Jan Prenga është marrë peng mesditën e 17 janarit në Kamzë, për t'u ushtruar presion vëllezërve të tij, në mënyrë që të kompensohe­shin për 280 kg kokainë që nuk kishte mbërritur në destinacio­n në Angli. Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, që po shkëmben informacio­n edhe me autoritete­t britanike, ngarkesa e drogës dyshohet se ishte nisur nga Ekuadori dhe do të dorëzohej te pritësit, anëtarë të grupit "Hajri", por edhe disa grupeve të tjera kriminale që veprojnë atje. Për nxjerrjen e sigurt të ngarkesës së kokainës nga porti në Angli, ishte ngarkuar një nga vëllezërit e Jan Prengës, shtetasi A. Prenga, që aktualisht është në hetim nga autoritete­t britanike. Ky i fundit dyshohet se kishte nxjerrë edhe një sasi tjetër për llogari të të njëjtëve persona. Edhe këtë sasi, pra, 280 kg kokainë, ai e ka nxjerrë nga porti, por droga është "zhdukur", duke mos shkuar në duart e pritësve. Ky dyshohet të ketë qenë shkaku i pengmarrje­s e më pas edhe i vrasjes së Jan Pregës në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.