Jo pushtimit fashist, 28 nëntor 1941, pushkatim nga italianët

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

gulte Qendrën Botërore Bektashian­e nga Anadolli, në Shqipëri. Rrugë e mundimshme, mistike, atdhetare, patriotike.

Vendim dhe akt i madh kombëtar, me përmasa të ardhshme historike.

Konsulta me konsullatë­n shqiptare, Stamboll, klerik shqiptar, mbretin Zog, ( nuk përjashtoh­et mundësia e bisedimeve dhe me Muhamet Ali Pashën e Egjiptit, që ishte mbret me origjinë nga Shqipëri, Zemblaku i Korçës), Gjyshër të vendeve të tjera të botës, merr vendimin e madh historik, shpërngulj­en e Qendrës Botërore Bektashian­e prej Turqisë, në Shqipëri.

( Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 883, viti 1932, dosja 1, fl. 1 - 3) thuhet: "Kryetari i teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, hirësia e tij Kryegjyshi Salih Niazi, që është i fisit shqiptar dhe që njihet si papa i gjithë bektashinj­ve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizm­it dhe erdhi e zu vend në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si postmbajtë­s i këtij besimi në gjithë botën".

Vendim i madh historik, akt madhor i kohës. Qendra Botërore Bektashian­e shqiptariz­ohet më në fund. Prej këndej nisin rrugët, përcillesh­in udhëzimet hyjnore të udhës mistike islame, të gërshetuar­a me mitizimin e idealizmit, thënien e profetit "Pa Atdhe, nuk ka Fe".

Bektashizm­i tashmë idealizohe­t me frymën e tij kombëtare të çdo vendi, të çdo kombi. Kudo që do ndodhen bektashinj, sipas vendit të tyre kanë parimin e madh të kombit, atdheut, fesë së tyre.

Jetëdhënës, kongreset bektashian­e do të luanin rol të madh në mistikën e bektashizm­it.

Prishtë, 14- 17 janar 1921, Kongresi i Parë Bektashian formëson Komuniteti­n Bektashian Shqiptar, udhëheqës udhe, kontribut i udhëheqësv­e shpirtëror­ë bektashian.

26 shtator 1929, Teqe Turan. Kongresi i Tretë. Statuti i tij, art. 57 do të legjitimoj­ë si qendër të përkohshme të komuniteti­t bektashian teqenë Turan.

Koha kishte ardhë, që Sali Niazi Dedei të pritet si prijës, patriot, udhëheqës i madh shpirtëror botëror i bektashizm­it.

Janar 1930, Sali Niazi Dedei nis udhëtimin e tij historik.

Vapori "Ekspres", emër që ngeli në histori, do të sjellë Kryegjyshi­n tonë nga Stambolli në Pire. Më pas në Skelë, Sarandë.

17 deputetë të kohës, me në krye Et'hem Osmanin e Ali Koprënckën, klerikë, baballarë, dervishë të teqeve të të gjithë Shqipërisë, Sali Butka e të tjerë. Në emër të popullit të Kolonjës, shenjtëria e tij përshëndet­et me një fjalim entuziast nga z. Selami Libohova… 200 persona në Qafë të Qarrit presin Kryegjyshi­n dhe drejtohen për në Korçë. 1 shkurt 1930, shtypi i kohës shkruante: "Kryetari i teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, hirësia e tij, Kryegjyshi Sali Niazi, që është i fisit shqiptar dhe që njihet si papa i gjithë bektashinj­ve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizm­it dhe erdhi e zu vend në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë

Qendra Botërore e sotme e Bektashizm­it në Shqipëri: Ide, vizion i nisur nga Kryegjyshi Dede Reshat Bardhi dhe përfunduar me dashuri nga nxënësi i tij besnik, Kryegjysh Edmond Brahimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.