Panorama (Albania)

Pensionist­ët e huaj përjashtoh­en nga taksat

Kushtet që duhet të plotësohen për të përfituar

-

Parlamenti ka zyrtarizua­r dje nismën e Ministrisë së Diasporës, për përjashtim­in nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj dhe shtetasit e huaj me origjinë shqiptare që përfitojnë pension, si kusht lehtësues për vendqëndri­min në vendin tonë. Akti normativ është miratuar gjatë seancës së djeshme parlamenta­re, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe zërat kritikë mbi efektet e kësaj nisme ligjore që synon të tërheqë pensionist­ët. Nga ana tjetër, si iniciues i këtij ndryshimi ligjor, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, e cilësoi këtë hap me rëndësi për të mbërritur te vendimi final për njohjen e pensioneve. Kusht për heqjen e tatimit është leja e qëndrimit në Shqipëri apo pajisja me nënshtetës­inë shqiptare. Ndërkohë që përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat përfitojnë edhe shtetasit me origjinë shqiptare, që marrin pension nga një vend i huaj, por që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë edhe emigrantët. “Për të përfituar nga përjashtim­i nga tatimi mbi të ardhurat, personat përfitues duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Të jenë përfitues të pensionit sipas legjislaci­onit në fuqi në vendet ku e kanë përfituar atë; b) Të jenë pajisur me leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë; c) Të mos kenë qenë ndonjëherë të dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet tjetër për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie; ç) Të kenë marrë përgjigje pozitive nga struktura përgjegjës­e administra­tive për përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale të përfitimit të pensionit”, thuhet në vendimin e ri. Kjo nismë pritet të ndikojë në rritjen e lëvizjes së shtetasve të huaj në drejtim të Shqipërisë, forcimin e lidhjeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë me vendin e origjinës, rritjen e kërkesës për shërbime në nivel vendor, zhvillim të ofertës për shërbime, kujdes e turizëm.

 ??  ?? Pandeli Majko
Pandeli Majko
 ??  ?? Faksimile e Aktit Normativ
Faksimile e Aktit Normativ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania