Borell takon Thaçin: Kosova duhet të krijojë Qeverinë

Përfaqësue­si i lartë i BE- së dëgjon qëndrimet e krerëve të politikës

Panorama (Albania) - - BOTE -

Përfaqësue­si i lartë i BE- së, Josep Borell, ka vizituar për herë të parë Republikën e Kosovës si shef i diplomacis­ë së Bashkimit Europian, ku ka kërkuar takim me Presidenti­n dhe krerët e partive politike.

Në mesditë, Presidenti Hashim Thaçi priti Borell në zyrën e tij në Prishtinë, ku për 20 minuta kanë diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me dialogun, integrimin e vizat. Borellit i ka tërhequr vëmendjen Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e cila është e vendosur në Presidencë. Sapo është futur brenda për takimin me Thaçin, Borell është afruar dhe e ka parë nga afër Deklaratën dhe më pas, bashkë me Thaçin janë ulur për ta vazhduar takimin. Josep Borell është ish- ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës, një nga vendet e Bashkimit Europian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me 4 vende të tjera. Në takimin me Thaçin, Borell ka theksuar faktin se Kosovës i duhet një qeveri e re, ndërkohë që Presidenti Thaçi i ka thënë se institucio­net e reja do të krijohen shumë shpejt. “Kosovarët janë të lirë të vendosin për fatin e vet. Ata duhet të krijojnë qeveri. Një qeveri e re duhet të krijohet sa më shpejt. Presidenti më njoftoi që kjo do të ndodhë shumë shpejt, jam i lumtur për këtë”, ka thënë Borell. Më pas, shefi i diplomacis­ë së BE- së ka takuar në një tryezë të përbashkët të gjithë liderët e partive politike, ku bojkotoi Kadri Veseli i PDK- së. Në këtë takim kanë marrë pjesë lideri i Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti; ai i LDK- së, Isa Mustafa; kryetari i Nismës Socialdemo­krate, Fatmir Limaj; dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç. AAK është përfaqësua­r nga anëtari i kryesisë, Besnik Tahiri. DEKLARATA E KURTIT

Kreu i Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin me Josep

Borell ka thënë se dialogu Prishtinë– Beograd duhet të rishikohet. Kurti ka shkruar në “Twitter”: “Diskutim i frytshëm sot me përfaqësue­sin e BE- së, Josep Borell, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Unë pohova se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian duhet të rishikohet dhe të rivlerësoh­et. BE është një forcë për të mirë dhe mbetet e domosdoshm­e për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti. NJOFTIMI NGA MUSTAFA

Mustafa e ka njoftuar shefin e diplomacis­ë së BEsë me zhvillimet në vend dhe ia ka bërë të qarta qëndrimet e LDK- së edhe në raport me dialogun KosovëSerb­i. Gjithashtu, Mustafa thuhet se ka diskutuar me Borell edhe për prioritete­t e

LDK- së, si zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, rritja e punësimit, rritja e investimev­e të huaja direkte, zhvillimi i arsimit dhe shëndetësi­së etj. Mustafa, përmes Borell u ka bërë thirrje institucio­neve të BE- së që të përshpejto­jnë procesin e liberalizi­mit të vizave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta realizojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë. SERBËT NË TAKIM Përfaqësue­si i lartë europian është takuar edhe me përfaqësue­sit serbë në institucio­net e Kosovës, anëtarët e Listës Serbe. Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se “Lista Serbe ka marrë mbështetje­n e qytetarëve, në mënyrë që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë për përmirësim­in e kushteve në të cilat jeton sot populli serb. Në këtë drejtim, Lista Serbe nuk do të qëndrojë në rrugën e krijimit të institucio­neve pa u hequr taksa e pastaj të vazhdojë dialogu”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Mustafa dhe Kurti gjatë takimit me Joseph Borell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.