“THUMBI” I BORELL PËR SHBA

Panorama (Albania) - - BOTE -

Kryediplom­ati europian ka thënë se në çështjen e zgjidhjes finale Kosovë- Serbi do të punojnë së bashku me Amerikën. “Amerikanët kanë shumë plane. Për Lindjen e Mesme, Korenë dhe për këtu. Është një çështje të kesh plan dhe çështje tjetër të angazhohes­h për të pasur sukses. Ne kemi investuar më shumë se 1 miliard. Nuk po bëj garë me amerikanët, do të punojmë së bashku dhe nuk do të ketë ndasi. Ne nuk jemi këtu t’ua vendosim fajin njëri- tjetrit. Ne ndoshta nuk jemi mjaft të zëshëm, por jemi mjaft të përfshirë në këtë çështje”, tha ai. Në një deklaratë të thënë të mërkurën ekskluzivi­sht për “Gazeta Express”, Richard Grenell kishte pohuar se në punën e tij të deritanish­me nuk kanë qenë të përfshirë as BE- ja e as Gjermania e Franca, duke treguar mungesë bashkëpuni­mi SHBA- Europë rreth problemit Kosovë- Serbi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.