Prejardhja e kombit të tij, devizë për Qendrën Botërore në Shqipëri

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si postmbajtë­s i këtij besimi në gjithë botën".

Sali Niazi Dedei, entuziazmi­n e pritjes së tij do ta përshkruan­te: "Shkuarja në Turan me njëzetë e pesë makina do të mbetet një kujtim i paharruar dhe shumë i vyer për mua. Do të qëndrojmë disa ditë këtu dhe do të shkojmë në Tiranë për të marrë fermanin e Kryegjyshi­t".

Turani tani përjeton madhështi historike. Kishte ardhë tashmë, në Shqipëri, Kryegjyshi Botëror, Sali Niazi Dedei, Qendra Botarore Bektashian­e. Turani, niste udhën e tij historike.

Vite lufte, vite pune, që ngelën në histori. Konsolidim i Qendrës Botërore. Përsosje, hyjnizim i misticizmë­s islame, mitizim i idealizmës së kombit. Vazhdë, rrugë, përhapje devize, tashmë nga Shqipëria, vend i tij, nga atdhedashu­ria e tij, nga idealizimi i të parëve të udhës, rilindësve të mëdhenj, vëllezërve Frashëri që shkrinë si qiriu dashurinë e vatanit me udhën e Zotit, që e mitizuan bektashizm­in me idealizmën e kombit, shqiptari, nxënës, myhib të teqesë patriotike Frashër të Baba Alushit të madh, që mbi gjithçka vuri kombin, vatanin, atdheun, që komitët e çetave i veshi dervishë për çështjen e lirisë.

Fama e Qendrës Botërore, Kryegjyshi­t të saj, Sali Niazi Dedeit, kishte kapërcyer tashmë kufijtë e Shqipërisë, Ballkanit. Ishte përhapur e njohur në të gjithë botën.

Qeveria e Zogut, duke njohur famën e madhe, kërkesën legjitime të klerikëve bektashian­ë, me dekret të veçantë e emëroi në mars 1930 Sali Niazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinj­ve: …" Ju njoftohet se, simbas shkresës nr. 323, datë 20.3.1930, të Ministrisë së Oborrit Mbretëror, Naltmadhni­a e Tij, Mbreti, pati mirësinë me urdhënue dekretimin e emërimit të Hirësisë së Tij, Salih Niazi Dedesë, Kryegjysh Bektashian".

Vizion i kohës, frymë misticizmi islam, mitizim idealizmi kombëtar, 4 prill 1930, Kryegjyshi organizon mbledhjen e Këshillit Gjyshnor. Nevoja të mëdha, organizim i qendrave gjyshërore prindërore bektashian­e të Shqipërisë e botës. Shtatë pika, koncept vizual, bashkëkoho­r, reformator, organizmi strukturor për kohën, për çuarjen më tej të udhës në kushtet e Shqipërisë të multibesim­eve, në kushtet tashmë të largimit nga Turqia të qasjes së Oksidentit ku kishte ardhë.

Këshilli Gjyshnor Bektashian do t'u drejtohej tashmë gjithë besimtarëv­e bektashinj të Shqipërisë e botës: "Ky besim kurdoherë ka ecur mbi udhën e drejtë të Perëndisë dhe ka predikuar: drejtësi, dashuri, urtësi, liri, disiplinë …"

2 gusht 1930, Qeveria e Zogut, me një vendim të posaçëm, dekreton: Qendra Botërore Bektashian­e, në Melçan. 1931. Prestigji mbarëbotër­or, popullarit­eti ndërkombët­ar që kish marrë tashmë Qendra Botërore, Kryegjyshi i saj, bënë që Mbreti Zog të dekretojë ardhjen e saj përfundimi­sht në Tiranë.

Shqiptariz­ma bektashian­e, tashmë e frymës së Qendrës Botërore, vizioni bashkëkoho­r i Kryegjyshi­t, do të shtrihej në hapësira ballkanike e vende të tjera të botës. Sali Niazi Dedei, tashmë, udhëzon kudo: Turanballi Sulltan, Selanik, Katerinë, Greqi, Bullgari, Egjipt, Rumani, Amerikë, ecje dhe zhvillim të mëtejshëm të rrugës së bektashizm­it.

Për njëmbëdhje­të vjet me radhë, Sali Niazi Dedei edukon dhe frymëzon dhjetëra klerikë, bektashian­ë për të ecur pa u lëkundur dhe plot dëlirësi në rrugën e misticizmë­s islame bektashian­e, mitizimit për çdo vend të idealizmës kombëtare.

Sali Dedei ngriti shkolla në kurse të veçanta për përgatitje­n e klerikëve, drejtuesve, udhëheqësv­e shpirtëror­ë, për Shqipëri e vende të tjera.

I mbrujtur me dashurinë për kombin, rilindësit, për ata që ndriçuan udhën, 1937, Sali Niazi Dedei do të nderojë ardhjen e eshtrave të rilindësit të madh, kryebektas­hiut shqiptar Naim Frashëri në Tiranë. Më pas, ai do të ngrejë një përmendore të veçantë në mjediset e Kryegjysha­tës Botërore Bektashian­e, ku ndodhet që atëherë.

Mbrujtja me idealin kombëtar, e shkrirë në misticizmi­n e bektashizm­it "Atdheu mbi gjithçka", idetë përparimta­re, vizioni i kohës nuk do të pajtoheshi­n kurrë me brumosjen e tij patriotike për pushtimin e Shqipërisë nga pushtuesit. Forca të errëta do ta vrisnin atë në Qendrën e tij Botërore që e solli në Shqipëri, së bashku me dëshmorin tjetër të atdheut, dervish Aziz Levanin, më 28 nëntor 1941.

Sali Niazi Dedei, martir i luftës për çlirim kombëtar. Dëshmor i atdheut, Nder i Kombit.

Përjetësi, përulësi për njeriun e madh që lindën kohët. Klerikun, patriotin, rilindësin e madh të bektashizm­it.

Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në vazhdë të rrugës së urtë të udhëheqësv­e shpirtëror­ë, si Sali Niazi Dede, Ali Riza Dede, Kamber Ali Dede, Xhafer Sadik Dede, Ahmet Myftar Dede, Haxhi Dede Reshat Bardhi, përkujton dhe nderon 90- vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Qendrës Botërore, Sali Niazi Dedeit si Kryegjysh Botëror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.