Panorama (Albania)

Me vendim “Komiteti”, si do konfiskohe­n pronat me paketën “anti- KÇK”, SHBA e BE: S’e kemi parë ende

NGA DREJTORI I BURGJEVE TE KREU I SHÇBA, EMRAT E 40 KANDIDATEV­E PER KRYETARIN E BKH

- ARISTIR LUMEZI

Qeveria miratoi dje paketën “anti- KÇK”, përmes së cilës do të sekuestroj­ë dhe konfiskojë pasurinë e çdo të dënuari dhe personi nën hetim për vepra penale.

Akti Normativ ka një efekt të përkohshëm dhe pritet që deri më 31 dhjetor të këtij viti, të kenë kaluar në sitë të gjithë të dyshuarit që kanë krijuar pasuri përmes veprimtari­së kriminale. “Qëllimi i këtij akti normativ është ndërhyrja emergjente dhe me karakter të përkohshëm në kushtet e nevojës së forcimit dhe ashpërsimi­t të luftës kundër krimit të organizuar, organizata­ve dhe grupeve të strukturua­ra kriminale, si dhe çdo grupi tjetër kriminal e terrorist, bandave të armatosura, individëve të përfshirë në krimet e rënda, me synim konsolidim­in e sigurisë në vend, përmes rritjes së kapaciteti­t dhe nivelit të zbulimit, gjurmimit dhe parandalim­it të krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmi­t dhe përdorimit prej krimit të organizuar të pronave me origjinë të paligjshme”, thuhet në nenin 2 të këtij akti.

SUBJEKTET Në nenin 5 të këtij akti përcaktohe­n subjektet, me të cilët do të merret struktura e re që do të ngrihet. Subjekte të Aktit Normativ janë personat që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij Akti Normativ, janë denuar me vendim penal të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij Akti Normativ, janë persona nën hetim brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; Personat fizikë dhe juridikë, shtetas shqiptarë apo të huaj, si dhe persona pa shtetësi, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes apo për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara në elementë të faktit për përfshirje në çdo formë të terrorizmi­t dhe të financimit të tij, të kryera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas parashikim­it të legjislaci­onit në fuqi, për masat kundër financimit të terrorizmi­t, të cilët nuk kanë marrë vendim pafajësie nga gjykatat”, thuhet në Aktin Normativ të qeverisë. Struktura Për zbatimin e këtij Akti Normativ do të ngrihet Komiteti Kombëtar i Koordinimi­t për Parandalim­in dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, i cili përbëhet nga drejtues të lartë të organeve ligjzbatue­se. “Komiteti kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithsh­ëm, drejtuesin e Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e Qendrës së Koordinimi­t kundër Ekstremizm­it të Dhunshëm, drejtorin e Përgjithsh­ëm të Drejtorisë së Parandalim­it të Pastrimit të Parave”, thuhet në nenin 8 të këtij akti. Struktura bazë që synohet të sjellë rezultate në zbatim të këtij akti do të jetë OFL. “Operacioni Forca e Ligjit ( OFL) është strukturë e veçantë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit për parandalim­in, zbulimin, dokumentim­in dhe goditjen e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda”, thuhet në akt.

PASURIA Përmes këtij akti, shteti do të sekuestroj­ë dhe konfiskojë pas gjykimit çdo pasuri të pajustifik­ueshme ose të vënë përmes veprimtari­së kriminale. “Gjykata vendos masen parandalue­se pasurore te konfiskimi­t sipas parashikim­it të kësaj pike kur: mbi pasurinë është vendosur masa e sekuestros; ka dyshime të arsyeshme, bazuar në elemente të faktit, për pjesëmarrj­en e personit në veprimtari kriminale, të parashikua­ra në nenin 5 të këtij Akti Normativ; nuk mund të provohet përpara gjykatës origjina e ligjshme e burimit të krijimit të pasurisë apo personi nuk justifikon zotërimin e pasurive ose të të ardhurave, që janë shpërpjesë­timore dhe nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtari­ve të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikoh­en prej tyre”, thuhet në nenin 23 të këtij akti. Po ashtu, edhe transferim­et e pasurisë te persona të tretë do të konfiskohe­n nga shteti nëse nuk justifikoh­et burimi i tyre. “Kur vërtetohet se disa pasuri i janë transferua­r apo janë regjistrua­r në emër të të tretëve, me veprime juridike fiktive ose të simuluara, Gjykata konstaton pavlefshmë­rinë e këtyre veprimeve juridike. Për këtë qëllim, kur nuk provohet e kundërta, prezumohen fiktive ose të simuluara. Në asnjë rrethanë, subjektet e këtij Akti Normativ nuk mund të përdorin si argument apo provë se të ardhurat për krijimin apo fitimin e aseteve dhe pasurive, objekt hetimi, janë burim i evazionit fiskal. Të ardhurat e padeklarua­ra konsideroh­en të paligjshme për sa subjekti nuk provon të kundërtën. Në këtë rast, kundër subjektit mund të ngrihet një proces i rregullt penal sipas legjislaci­onit në fuqi”, thuhet në Aktin Normativ të qeverisë. Neni 26 i aktit përcakton se “pasuritë e konfiskuar­a me vendim Gjykate, sipas këtij Akti Normativ, kalojnë në pronësi të shtetit në mënyrë të pakthyeshm­e”. Qeveria me Aktin Normativ është kujdesur që vendimet e gjykatave të jenë të shpejta. “Gjykata duhet të shprehet me vendim për konfiskimi­n e pasurive të sekuestrua­ra, brenda 6 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për konfiskim”, thuhet në nenin 24 të këtij akti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania