Dorashka e sfidës së Kadaresë ndaj Nobelit – për Nobel!

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - MENTOR NAZARKO

Ditëlindja e 84- t e Ismail Kadaresë ishte një rast i shkëlqyer për të reflektuar nëpërmjet një vepre të tij të fundit, “Kur sunduesit grinden”, mbi fuqinë mendore dhe ndikimin e tij në lartësimin ndërkombët­ar të emrit të kombit shqiptar - një shprehje e cila mund të tingëllojë...

patetike, por në kushtet kur kombet njihen, veprojnë, ndërveproj­në edhe mbi bazën e imazhit të tyre, ky është një kontribut me të vërtetë i madh. Vepra është e fundit në radhë në prurjet e Kadaresë në eseistikë, sprova të tij me karakter analitik, dhe ka një dimension, i cili e bën atë automatiki­sht me një karakter universal, ndërkombët­ar. Por, kjo nuk e shmang faktin që ajo të ketë gjithashtu edhe një vulë personale. Te “.. sunduesit grinden” duket sikur Kadareja na fton të reflektojm­ë mbi rastin e tij personal, mbi arsyet se pse ai nuk ka marrë “Nobelin”, duke ndërtuar menjëherë një paravoli me një nga figurat më të shquara, natyrisht edhe më të diskutuesh­me të historisë së nobelistëv­e- Boris Pasternaku­n. Pasternaku është disident rus, i cili e ka marrë atë, pikërisht në kohën kur Kadareja ka studiuar në Rusi, rreth të cilit ka shkruar edhe më përpara, por sot i është rikthyer kësaj teme në një formë eseje.

Nëpërmjet “grindjes së sunduesve…”, Kadareja vijon të “trokasë” në skenën e “Nobelit” ashtu siç ka bërë më përpara: kur përpjekjes natyrale autentike të një shkrimtari për të marrë nderimin më të madh të botës së letrave, që është Çmimi Nobel në Letërsi, i ka bashkangji­tur aktivizimi­n e tij në ato që kanë qenë sfidat e kombit të tij në afirmimin kombëtar, përmes betejave të ndryshme siç ka qenë rasti i Kosovës apo edhe të tjera. Kadare zgjodhi që të mbetet në lozhë me një vepër të tillë në një moshë si kjo.

NJË VEPËR, E CILA ËSHTË E JASHTËZAKO­NSHME PËR DISA

ARSYE: Së pari – Kadare ndërtoi një parabolë, një lloj krahasimi midis fatit të tij personal dhe atij të një shkrimtari si Boris Pasternaku, i cili mori çmimin “Nobel”. Madje, për ta bërë të dukshme këtë paravoli midis vetes, që nuk e ka marrë çmimin “Nobel”, ndonëse është i përzgjedhu­r rregullish­t ndoshta për afro 40 vite, ai sjell në libër një episod personal- një telefonatë që ai ka pasur me Enver Hoxhën në mjedisin e tij të punës në Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, një grishje për t’u zhytur pastaj në bisedën që Pasternak ka bërë me Stalinin.

Ka, pra, një taravoli, e cila është një “j’accuse” e sofistikua­r për jurinë e Nobelit. A është mbështetur ajo mbi thashethem­et, zërat, letrat anonime, të cilat janë shkruar nga kritikë të Kadaresë, për të ashtuquajt­urin bashkëpuni­m të tij me regjimin? Epo mirë, Kadare ka sjellë shembullin e Pasternaku­t, i cili rezulton një njeri që ishte më pak i mëshirshëm për shokun e tij të ngushtë sesa vetë Stalini, diktator gjakatar në historinë e njerëzimit. Pra, juria e çmimeve “Nobel”, ndonëse e di për një bisedë të njohur botërisht siç është ajo e Stalinit me Pasternaku­n në lidhje me Mandelshta­min, vendosi t’ia japë çmimin “Nobel” Pasternaku­t, natyrisht me frymëzime edhe gjeopoliti­ke. HISTORIA E PASTERNAKU­T DHE

STALINIT Për ta shpjeguar më shkurt, Pasternak dhe Mandelshta­m ishin dy poetë të periudhës staliniste, të cilët kishin kontributi­n e tyre si disidentë. Mandelshta­m ishte më i ekspozuari në moshë të re me një poezi ku tallet me “Malokun Stalin”, ndaj ai arrestohet nga regjimi stalinist.

Kur Stalini e pyet në telefon shokun e tij të ngushtë ” çfarë mendon ti për Mandelshta­min?”, Pasternaku nuk pati kurajën që ta mbronte shokun e tij para diktatorit të kohës. Sipas dëshmive që përputhen, ai i thotë se ” unë i përkas një rryme ndryshe letrare”, duke iu shmangur pyetjes së drejtpërdr­ejtë të Stalinit. Stalini, në fakt, është i njohur për raste të ngjashme “shpëtimi” edhe me shkrimtarë të tjerë: ai donte prej Pasternaku­t suportin, mbështetje­n për një veprim të personaliz­uar lirimi të Mandeshtam­it. Si tregohet në libër nga disa burime, skenarë, versione, Stalini thotë: ” U habita, se unë për një shok do të çaja malet”. Kjo është fabula. Stalini e liron Mandelshta­min me iniciativë­n e tij, ndonëse shoku i tij i ngushtë nuk e bëri.

Më vonë, në vitin 1958, Pasternak bëhet nobelist. Në këtë kuptim, Kadareja i ka dhënë një përgjigje elegante jurisë së Nobelit, duke thënë modestisht: nëse mbështeten­i në kritikat apo në letrat anonime rreth meje, pra, mbi kritere ekstraletr­are, ja ku keni një shembull të dukshëm të një dështimi të madh plateal tuajin.

Së dyti – ajo që të bën përshtypje në një vepër të tillë është që se si Kadareja në bashkimin e shumë versioneve nga dëshmitarë­t e kohës që ekzistojnë për këtë telefonatë ka shkruar një vepër, e cila ka brenda kërkim kuazi shkencor, mjaft voluminoz. Atij i është dashur sigurisht që të lexojë shumë libra, shtypin rus të kohës, madje dhe të sotmin, duke prodhuar një vepër që ruan koherencën e saj në lidhje me këtë ngjarje mjaft të madhe në historinë e përbotshme të letërsisë dhe jo thjesht asaj ruse. Diçka që duket një ndërmarrje gjigante për një shkrimtar në moshën e tij. Na rezulton kësisoj një mendje funksional­e, e fuqishme, e cila ruan koherencën dhe prodhon një vepër, e cila është qoftë në stil, qoftë në unitetin e saj strukturor apo konceptual, nga më të mirat e Kadaresë.

Duke bërë këtë, Kadareja, në njëfarë mënyre, hedh një urë komunikimi cilësor ndërmjet botës intelektua­le dhe kulturore shqiptare me atë ruse.

Duhet të imagjinojm­ë se botimi i këtij libri, sigurisht për shkak të famës së Kadaresë, do të ndiqet nga përkthimi në rusisht. Në këtë kuptim është një kontribut që Kadareja ia jep botës shqiptare, e cila ka komunikuar dikur intensivis­ht me homologen e saj ruse për shkak të përkatësis­ë në një kamp ideologjik të përbashkët, por që prej një kohe tashmë të gjatë këto komunikime janë ndërprerë. Ky komunikim i Kadaresë midis këtyre dy botëve, është dinjitoz, cilësor.

Kemi me këtë libër një angazhim mendor, në prodhimin e një vepre si kjo, kontribut gjigant prej shkrimtari, i cili sot është 84 vjeç. Libri i ngjan fabulës së një filmi të hershëm të viteve ’ 70, me një vrasje të ndodhur gjatë një mbrëmjeje mondane ku janë analizuar të gjitha alibitë e personazhe­ve.

Dhe krejt në fund, ndërsa rusët janë duke punuar për ta përkthyer me shpejtësi veprën e tij, është një libër që pritet të perfeksion­ohet akoma më shumë, por sigurisht nuk është edhe i fundit.

Kemi me këtë libër një angazhim mendor, në prodhimin e një vepre si kjo, kontribut gjigant prej shkrimtari, i cili sot është 84 vjeç. Libri i ngjan fabulës së një filmi të hershëm të viteve ’ 70, me një vrasje të ndodhur gjatë një mbrëmjeje mondane ku janë analizuar të gjitha alibitë e personazhe­ve. Dhe krejt në fund, ndërsa rusët janë duke punuar për ta përkthyer me shpejtësi veprën e tij, është një libër që pritet të perfeksion­ohet akoma më shumë, por sigurisht nuk është edhe i fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.