Si do bëhet përzgjedhj­a e kreut të SPAK

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Pas verifikimi­t të plotësimit të kushteve ligjore, kandidatët e miratuar do të kalojnë në një testim për aftësitë fizike që përfshin matje të forcës dhe rezistencë­s fizike ( para këtij testimi fizik kandidati duhet të ketë me vete një Raport Mjekësor për Aftësisë Fizike të lëshuar nga specialist­i kardiolog). Më pas do kalojnë në një provim me shkrim e me gojë, që përfshin teste konjitive të sjelljes dhe të të arsyetuari­t logjik. Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve si edhe nivelin e shkrimit dhe të leximit. Pas kalimit të fazave të mësipërme, kandidatët do të intervisto­hen nga Komisioni i Përzgjedhj­es në Prokurorin­ë e Posaçme që mat aftësitë e komunikimi­t verbal, si dhe aftësinë e aplikantit për të komunikuar idetë me eficiencë. Do të ketë një vlerësim të plotë mjekësor, i cili vërteton që aplikantët plotësojnë standardet e duhura shëndetëso­re për të përmbushur nevojat e punës, si edhe testit të poligrafit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.