Basha: Vendi ynë po zbrazet dhe braktiset nga të rinjtë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryedemokr­ati Lulzim Basha ka ngritur shqetësimi­n se Shqipërisë po i ikin të rinjtë e mirëarsimu­ar dhe profesioni­stë pasi në vendin tonë, sipas tij, nuk u ofrohet asnjë mundësi për të siguruar një jetesë të mirë. Teksa publikoi një tjetër raport për matjen e korrupsion­it në Shqipëri, Basha tha se ky është i dhjeti që e rendit Shqipërinë në këto nivele. "Raporti Global Talent Competitiv­eness Index është i dhjeti studim që evidenton korrupsion­in e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluari­t sepse ka papunësinë më të lartë në rajon, varfërinë më të lartë në Europë, korrupsion­in më të lartë në Ballkan dhe mungesë të shtetit të së drejtës dhe meritokrac­isë", tha Basha. Më tej, në statusin e tij në "Twitter", kryeopozit­ari u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të pasur rezultate 180 gradë të kundërta nga ato që raportohen tani. "Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjithë potenciali­n për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. @ pdshqiperi kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet antimafia dhe antioligar­ki, që tregu i lirë të funksionoj­ë për të gjithë, jo vetëm për disa", shkroi kryedemokr­ati. Rreth një javë më parë, organizata ndërkombët­are Transparen­cy Internatio­nal publikoi Indeksin e Perceptimi­t të Korrupsion­it për vitin 2019, në të cilin vërehej se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nivelin më të lartë të korrupsion­it në administra­tën publike sipas perceptimi­t të qytetarëve. Shqipëria në indeksin e këtij viti renditet në vendin e 106, ndërkohë që ka qenë në vendin e 99- të një vit më parë. Kosova, në indeksin e sivjetmë, radhitet e 101- ta me 36 pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.