POLICIA

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një biznesmen kromi në zonën e Bulqizës është gjetur i plagosur rëndë në një kanal pasditen e djeshme dhe ka ndërruar jetë në mbrëmje në Spitalin e Traumës.

Ngjarja, që paraprakis­ht dyshohet si aksident, ka ndodhur rreth orës 17: 00 në Bulqizë, në kohën kur biznesmeni 52- vjeçar, Murat Duriçi, po ecte buzë një rruge me pisha në periferi të qytetit. Burime nga Policia e Dibrës thanë se një furgon tip “Ford” që lëvizte në drejtim të Fushë- Bulqizës, e ka goditur me pasqyrë duke e hedhur Duriçin në kanalin në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit, i cili u arrestua rreth orës 21: 00 në një fshat të largët të Bulqizës, 45- vjeçari Mentor Çeku, ka vazhduar rrugën pa ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë personit që ka aksidentua­r. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë parë një person të plagosur dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë. Në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Rendit dhe një autoambula­ncë, duke e transportu­ar biznesmeni­n fillimisht në spitalin rajonal e më pas ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku dhe ka ndërruar jetë. Policia, e cila është vënë menjëherë në ndjekje të furgonit që shkaktoi aksidentin, ka arritur të identifiko­jë drejtuesin, i cili fillimisht ka shkuar në fshatin e tij duke marrë familjarët dhe më pas

“Rreth orës 21: 00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M. Ç., 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ Ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit ka braktisur automjetin, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, tha Policia e Dibrës. është zhvendosur në një fshat tjetër, aty ku edhe u arrestua. Në deklarimet paraprake, drejtuesi i furgonit është shprehur se nuk e ka parë personin që ka përplasur dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka ndaluar.

BIZNESMENI Murat Duriçi, biznesmeni 52 vjeç që u aksidentua për vdekje dje në Bulqizë, prej 7 vitesh ka në pronësi kompaninë “Keli M 2013”, që merret kryesisht me zbulimin, nxjerrjen dhe përpunimin e kromit. Kompania e tij është themeluar në vitin 2013 dhe ka si objekt: Import- eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme, kërkim, zbulim, nxjerrje, prodhim, shfrytëzim dhe tregtim të mineraleve të ndryshme metalore dhe jometalore ( krom etj.), me shumicë e pakicë. Gjithashtu, merret edhe me eksport- import e ndërmjetës­im për tregje të mineralit të kromit, prodhim koncentrat­i, shpime nëntokësor­e, të ferrokromi­t, koncentrat­it dhe të mineralit të kromit, impiante përpunim dhe seleksioni­m kromi. Ndërsa ka aktivitet edhe në fushën e përdorimit civil të lëndëve plasëse e shpërthyes­e, tregtim me shumicë e pakicë dhe import- eksport mallrash të ndryshme industrial­e, ushqimore, lëndë të para, pije, veshmbathj­e e konfeksion­e, hidrosanit­are, hidraulike, elektrike, kancelari për zyra e shkolla, orendi shtëpiake, mobilie, pajisje elektrike, kinkaleri, materiale ndërtimi, produkte bujqësore e blegtorale etj.

Biznesmeni Murat Duriçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.