Pronari e pa duke i vjedhur makinën, hajduti e përplas dhe largohet

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

FIER - Policia e Fierit goditi dje një grup të rrezikshëm, që kryente vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë në banesa. Gjatë operacioni­t të koduar “Shëtitësit”, Policia ka vënë në pranga 4 anëtarët e grupit, të cilët u kapën në tentativë për të vjedhur 2 banesa në Cakran. Të katër autorët e dyshuar janë persona me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e vjedhjes së banesave. Njëri prej tyre ishte shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje. Policia tha se në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga banorë të zonës se në Cakran po tentohej të vidheshin 2 banesa, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan me sukses operacioni­n e koduar “Shëtitësit”. Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorgani­zuara u godit grupi kriminal që vidhte banesat në Fier. Gjatë operacioni­t, 2 prej autorëve tentuan të largoheshi­n me një automjet, të cilin e vodhën në banesën e shtetasit F. S. dhe gjatë tentativës për t’i ikur ndjekjes së Policisë, goditën me automjet shtetasin T. B., 36 vjeç, i cili u ka bërë me shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur dhe përsëri tentuan të largoheshi­n, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia. Shtetasi T. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje. Ky shtetas ishte edhe person në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”; E. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje; A. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje; L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier. Në sajë të materialev­e të administru­ara dhe veprimeve hetimore, rezulton se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, janë autorë edhe të rasteve të mëposhtme të vjedhjes së banesave: Në fshatin Ferras, ku kanë marrë 5 milionë lekë e bizhuteri; në fshatin Kafaraj, ku kanë marrë një sasi parash dhe pajisje elektrosht­ëpiake; në fshatin Frakull e Madhe, ku kanë marrë 1 milion e 700 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri; në fshatin Ferras, ku kanë marrë 2 milionë e 800 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.

Gjatë arrestimit të autorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.