Pengmarrja, Gjykata merr si provë pamjet e kamerave që ‘ tradhtuan’ të arrestuari­t

Të prangosuri­t s’pranojnë akuzat. Prokuroria pretendon se ka të dokumentua­r fajësinë nëpërmjet pamjeve dhe provave të tjera

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - BLEONA METUSHI

Gjykata e Tiranës la në burg 5 të arrestuari­t për pengmarrje­n e Jan Prengës në Kamzë, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, të akuzuarit nuk kanë pranuar të kenë marrë pjesë në ngjarje dhe kanë mohuar pretendime­t e Prokuroris­ë. Kjo e fundit e mbështeste akuzën e saj në disa pamje filmike, ku pretendohe­t se duken të arrestuari­t duke kryer veprime konkrete që i implikojnë në mbajtjen peng dhe më pas zhdukjen e personit në fjalë. Ndërsa burime flasin edhe për një sërë përgjimesh që kanë zbardhur pengmarrje­n dhe motivin e saj. Zyrtarisht, Policia tha se motivet e rrëmbimit ishin konfliktet e drogës që një prej vëllezërve të personit të rrëmbyer kishte me autorët e dyshuar në Britaninë e Madhe. "Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizato­ret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konfliktev­e kriminale në Britaninë e Madhe", tha Policia disa ditë më parë. Ndërkohë, sipas Gjykatës, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turja, akuzohen për "Rrëmbim personi", ndërsa i dyshuari tjetër, Festim Bexhilli, i vënë në pranga një ditë më pas, akuzohet për "Asgjësim të kufomës". Asnjë prej të akuzuarve nuk ka akuzën e vrasjes së Jan Prengës, ndërsa burimet bëjnë të ditur se në kërkim për këtë ngjarje janë edhe 10 persona të tjerë, mes tyre emra të njohur të botës së krimit.

REAGIMI

Në përfundim të seancës, për mediat ka folur avokati i një prej të arrestuarv­e. Arbër Hoxha mohoi se klienti i tij ishte i implikuar në ngjarje dhe tha se Prokuroria nuk kishte sjell asnjë prove, përveç disa pamjeve në foto të prera nga kamerat e sigurisë. Avokati tha se për klientin që ai mbron, organi i Akuzës nuk kishte sjellë asnjë përgjim. "Dhe Gjykata i kishte të printuara në fotografi. Sipas Prokuroris­ë mund të pretendohe­n shumë gjëra. Fakti që mund të jenë ditën e ngjarjes apo jo në resort, nuk provon asgjë. Pamjet filmike ishin të printuara bardhezi e nuk dalloheshi­n. Prokuroria tha se do t'i sjellë në një moment të dytë, por nuk solli asnjë provë, asnjë lloj përgjimi. Sipas Prokuroris­ë, kur të zbardhen këto filmime, do t'i vihen në dispozicio­n Gjykatës. Të pandehurit nuk pranuan të kishin lidhje me ndonjë vepër penale", tha Hoxha.

HETIMET

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në rrugën "London" të Kamzës, ndërsa u deshën rreth dhjetë ditë që Policia e Shtetit të reagonte dhe zbardhte ngjarjen. Ndërkohë që Policia, në një deklaratë të dytë për mediat, thoshte se operacioni për gjetjen e Jan Prengës ishte rezultat i punës së tyre, burime flasin edhe për një bashkëpuni­m me autoritete­t britanike, që kanë kapur përgjime të personave që konsideroh­en si porositësi­t e rrëmbimit, teksa flasin në Shqipëri për pengmarrje­n dhe një marrëveshj­e për dorëzimin e një sasie kokaine, në mënyrë që të lirohet Prenga. Sipas Policisë, ka prova të pakundërsh­tueshme që Jan Prenga ka humbur jetën gjatë rrugës për në resortin ku do të mbahej peng, megjithatë, për asnjë prej personave të arrestuar për mbajtjen e tij peng, nuk është ngritur akuza e vrasjes. 4 prej të dyshuarve akuzohen edhe për "Armëmbajtj­e pa leje". "Në kuadër të operacioni­t, gjatë kontrollev­e të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestrua­n 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular] ë, 4 automjete dhe një shumë eurosh", njoftoi Policia disa ditë më parë.

Jan Prenga

Bajram Hajri

Festim Bexhdili

Leonard Hajri

Olsi Turja

Elton Hajri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.