SI LLOGARITEN PENSIONET E REJA

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Masa fillestare e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

1. Në vitin 2019, shuma bazë e pensionit që iu jepet të gjithë personave të siguruar që kanë 36 vite e 8 muaj periudhë sigurimi, është e barabartë me 7465 lekë;

2. Shtesa, bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit, është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar nëpërmjet kontribute­ve të paguara.

"Bazë mesatare e vlerësuar" nënkupton pagën bruto, mbi të cilën është aplikuar norma e kontributi­t të detyrueshë­m të sigurimeve shoqërore sipas viteve dhe është kjo pagë mujore që rivlerësoh­et e aktualizoh­et, duke përdorur koeficient­ët e indeksimit të çdo viti, deri në momentin e lindjes së të drejtës dhe plotësimit të kushteve për të përfituar një pension.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.