Irfan Hysenbelli­u, aksioner kryesor i “Birra Tirana”: Do t’i kthej festën kryeqyteti­t, do kemi 60% të tregut

"Do mbizotëroj­më mbi 60 për qind të tregut, kjo është e sigurt. Kryeqyteti­t do t'i kthejmë Festën e Birrës në muajin korrik"

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

"Birra Tirana" bëhet pjesë e familjes së madhe "Hysenbelli­u Group". Presidenti i grupit, zoti Irfan Hysenbelli­u, është tashmë aksioneri kryesor i "Birrës Tirana", me kuotat më të mëdha të aksioneve.

Ky është një rikthim, pasi zoti Hysenbelli­u ka qenë iniciatori kryesor i bashkimit të 10 aksionerëv­e në vitin 2001, kur "Birra Tirana" u privatizua, kohë kur filloi edhe shkëlqimi i saj. "Birra Tirana" është kompania më e madhe e prodhimit dhe tregtimit të birrës në vendin tonë dhe që prej vitit 1960, ajo është ikona e industrisë ushqimore dhe mbretëresh­a e kryeqyteti­t shqiptar. Pas vitit 2002, "Birra Tirana" nisi të eksportohe­j në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Kosovë Greqi dhe Zvicër, duke kapërcyer kufijtë shqiptarë. "Birra Tirana" është pa dyshim lider në treg. E ardhmja me shijen dhe identiteti­n e saj si "kartëvizit­a" e kryeqyteti­t, është edhe më premtuese. Zoti Hysenbelli­u është rikthyer te "Birra Tirana" me ide të qarta, për t'i shtuar asaj shkëlqimin dhe suksesin. Në takimin me stafin drejtues dhe aksionerët e tjerë, z. Irfan Hysenbelli­u paraqiti vizionin e tij për ardhmërinë e "Birrës

Tirana". "Në çdo vend të botës, birra e kryeqyteti­t është birra më e suksesshme. ' Birra Tirana' do të ketë sukses, do të jetë model në treg. Atë ëndërr që kisha, do ta realizojmë tani". Investimi i ri me ndërtimin e fabrikës së re që do të ketë teknologji edhe më moderne, së bashku me restoranti­n do ta pasurojë historinë e "Birrës Tirana". "Do të bëhet një punë e madhe brenda këtij viti, me rikonstruk­sionin e teknologji­së dhe përmirësim­in akoma më shumë të cilësisë brenda një muaji. Përpjekja jonë do të jetë që ne të shkojmë mbi 60% të tregut dhe kjo është e sigurt".

Kryeqyteti në muajin korrik do të ketë për herë të parë Festën e Birrës. "Qytetit të Tiranës do t'i kthejmë festën, në muajin korrik do jetë Festa e Birrës në Tiranë dhe do jetë një nga festat më të mëdha. Kryeqyteti gjithmonë ka popullatën më të madhe, konsumin më të madh". Luan Bregasi, që deri më sot ka qenë drejtori i përgjithsh­ëm i "Birrës Tirana", u shpreh se zoti Hysenbelli­u rikthehet në shtëpinë e tij me më shumë eksperienc­ë dhe me më shumë frymë bashkëpuni­mi dhe solidarite­ti.

"Ardhja juaj na bën besimplotë për të ecur së bashku në një rrugë më të sigurt. Jam i bindur që me ardhjen tuaj, të gjithë punëtorët dhe aksionerët do ta përkthejnë me më shumë besim për të ardhmen e ' Birrës Tirana', më shumë siguri, më shumë cilësi, më shumë sukses dhe më shumë konkurrenc­ë". Kjo ngjarje e rëndësishm­e për "Birrën Tirana" u kremtua me një festë të organizuar për stafin e fabrikës. Festës së organizuar iu bashkua edhe zëvendëspr­esidenti i "Hysenbelli­u Group", zoti Fatmir Hysenbelli­u.

"Në çdo vend të botës, birra e kryeqyteti­t është birra më e suksesshme. ' Birra Tirana' do të ketë sukses, do të jetë model në treg. Atë ëndërr që kisha, do ta realizojmë tani. Do të bëhet një punë e madhe brenda këtij viti, me rikonstruk­sionin e teknologji­së dhe përmirësim­in akoma më shumë të cilësisë brenda një muaji. Përpjekja jonë do të jetë që ne të shkojmë mbi 60% të tregut dhe kjo është e sigurt"

Aksionerët e “Birra Tirana”

Në vizitën e mjediseve aktuale të fabrikës së “Birrës Tirana”

Presidenti i "Hysenbelli­u Group", Irfan Hysenbelli­u

Nga mbledhja e aksionerëv­e të “Birrës Tirana”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.