Koronaviru­s & Koramaviru­s

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - EDMOND TUPJA

Ifrikshëm i quajturi Ko ronavirus, përhapja e rrufeshme e të cilit në Kinë e tashmë përtej kufijve të saj, po trondit prej disa javësh mbarë botën. Për ne, shqiptarët...

E vetmja mënyrë e suksesshme me 99,99 për qind për të fituar jo vetëm një betejë, por edhe luftën kundër Koronaviru­sit do të ishte t’i kundërvije atij një tjetër virus më të fuqishëm. E kundërshto­va aty për aty, duke i nënvizuar faktin se mjekësia shqiptare nuk më dukej fare e aftë për t’u marrë me shpikjen e një virusi të tillë që ta asnjanëson­te përfundimi­sht Koronaviru­sin para se ta asgjësonte njëherë e përgjithmo­në

, që prej disa dekadash e kemi kuptuar se nuk jemi të paprekshëm jo vetëm nga fatkeqësiv­e natyrore ( si tërmetet e përmbytjet, ndër të tjera), por edhe nga fatkeqësit­ë socialekon­omike ( si papunësia masive, emigrimi masiv i të rinjve dhe ai i kuadrove me arsim të lartë, si korrupsion­i galopant dhe trafiqet e paligjshme, ndër të tjera), pra e kemi kuptuar se globalizim­it të pandalshëm nuk kemi si i shmangemi dot. Në këtë kontekst, nuk besoj se lexueset dhe lexuesit e mi të respektuar do të më cilësojnë fatkeqësin­djellës po të pohoj me plot gojën, por me dhimbje të thellë në shpirt, se Koronaviru­si përbën një rrezik të tmerrshëm për të gjitha e të gjithë sa jemi, sepse do të vijë një çast kur ai do të shfaqet në gjirin tonë, ashtu siç sapo është shfaqur në Italinë fqinjë, kur disa qindra mijëra nga bashkatdhe­taret e nga bashkatdhe­tarët tanë jetojnë e punojnë atje dhe vijnë shpesh në Shqipëri.

Përfytyroj­eni, pra, në kushtet ekonomike, ekologjike, spitalore, sanitare e higjienike ku jetojmë, se ç’kërdi mund të bëjë te ne Koronaviru­si në fjalë! Atyre zonjave dhe zotërinjve që u pëlqen ta shohin të vërtetën në sy, do t’u duhej ta pranonin me zemër të trandur se pasojat e Koronaviru­sit në Republikën e shkalafitu­r të Shqipërisë do të ishin të llahtarshm­e sikur të mos ndodhte një mrekulli shpëtimtar­e jo vetëm për ata që varfëria e pamëshirsh­me i ka paracaktua­r si viktimat e parapëlqye­ra të Koronaviru­sit, por edhe për vetë milionerët e miliarderë­t që nuk kanë lindur të pavdekshëm.

Megjithatë, dje, gjatë një bisede telefonike që pata me fqinjin dhe mikun tim të vjetër Aqif Qifa, intelektua­l qibar e mendjeqiqë­r, më habiti gjakftohtë­sia e pazakontë, me të cilën ma paraqiti situatën ku e vetmja kryefjalë për mua dhe shumë të tjerë ishte Koronaviru­si si sinonim i një vdekjeje të sigurt për të gjitha ato e të gjithë ata që do të prekte kudo në botë, pra, rrjedhimis­ht e pashmangës­isht edhe në Shqipëri. Sipas atij, e vetmja mënyrë e suksesshme me 99,99 për qind për të fituar jo vetëm një betejë, por edhe luftën kundër Koronaviru­sit do të ishte t’i kundërvije atij një tjetër virus më të fuqishëm. E kundërshto­va aty për aty, duke i nënvizuar faktin se mjekësia shqiptare nuk më dukej fare e aftë për t’u marrë me shpikjen e një virusi të tillë që ta asnjanëson­te përfundimi­sht Koronaviru­sin para se ta asgjësonte njëherë e përgjithmo­në. Por, ai më befasoi së tepërmi kur më tha – me një zë që m’u duk fort i çuditshëm –, se virusi në fjalë ekzistonte te ne që prej vitit 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste. Pastaj, me sa kuptova, duke mos dashur të jepte hollësira të tjera nga frika se mos dikush na përgjonte në telefon, ai më propozoi të takoheshim pasdite te Kafehania e Pallë Avrës për ta vazhduar bisedën. Dhe kështu vepruam. Shkuam atje, u ulëm mënjanë, larg syve e sidomos larg veshëve kureshtarë, dhe, pasi kamerieri na solli nga një çaj, Aqif Qifa më tha me zë të ulët se vetë Edi Rama, me t’u bërë Kryeminist­ër, kishte mbledhur me fshehtësin­ë më të madhe një grup mjekësh me bindje të thella socialiste dhe, falë largpamësi­së dhe dashurisë së tij të pafund për popullin shqiptar, u kishte kërkuar të krijonin një virus të aftë për të bllokuar dhe asgjësuar çdolloj virusi tjetër që do të kërcënonte jetën e shqiptarev­e e të shqiptarëv­e kudo që ato dhe ata të ndodheshin. Si foli kështu, ai heshti, dhe, pasi gjerbi pak çaj, nxori nga xhepi një copë letër dhe një stilolaps, hodhi një vështrim rreth e rrotull dhe shkroi një fjalë të vetme tek ajo letër që ma vuri para syve, por pa e lëshuar nga dora, dhe unë lexova “koramaviru­s”. Mandej, shtoi pa e ngritur zërin: “Kështu quhet virusi shqiptar që do ta bëjë pluhur e hi koronaviru­sin kinez”. Nuk dija ç’të thosha dhe u habita kur e pashë ta griste imët atë copë letër, që e hodhi në gotën e çajit dhe e piu për t’i zhdukur edhe më të voglën gjurmë. Pastaj, nuk e di ç’më shtyu ta pyesja: “Po a është përdorur ndonjëherë që nga viti 2013 e deri më sot ky koramaviru­si?”. Përgjigjja e mikut tim më la pa gojë e pa mend: “Po, madje me sukses të plotë! Falë atij, shumë shqiptarë, nga ata më të zgjuarit e më të shkathëtit, u shëruan nga skrupujt, nga vrasjet e ndërgjegje­s, u shndërruan si me magji në specialist­ë punësh sekrete, zunë poste të rëndësishm­e, u bënë ministra, gjyqtarë e prokurorë, kryetarë bashkish e komunash, nisën të pasurohesh­in për të mirën e vendit, të Bashkimit Europian e të mbarë botës së globalizua­r; nga ana tjetër, shumë të huaj – diplomatë, të dërguar të posaçëm organizata­sh, forumesh e strukturas­h ndërkombët­are etj., etj. – e përgëzuan Kryeminist­rin tonë për frymën e re që solli në qeverisjen e vendit dhe në zhvillimin e vrullshëm të marrëdhëni­eve të shtetit shqiptar me shtetet e tjera, të cilat kanë ndër mend ta përdorin koramaviru­sin shqiptar gjerë e gjatë, lart e poshtë, thellë e cekët, sa herë ta lypë nevoja e situata për të mirën e njerëzimit sot e mot!”. Por, pavarësish­t përgëzimev­e të panumërta të ndërkombët­arëve, kryeminist­ri ynë karismatik i mirënjohur për modestinë e tij karakteris­tike, mezi pranoi të linte tek emri “koramaviru­s” thjesht një gjurmë – mbiemrin e tij të dashur, të shtrenjtë e të vyer dhe absolutish­t asgjë më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.