Ridimensio­nimi i politikës fiskale – për një zhvillim të ri

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Tridhjetëv­jet më parë na u desh të hidhnim themelet e një sistemi të ri...

Politika dhe strukturat tatimore, në përputhje me direktivat e BE dhe OKB- së, duhet të kenë ndikim më të madh në shëndetin publik, ndërsa në të njëjtën kohë të prodhojnë një rrjedhë më të qëndrueshm­e, të besueshme të të ardhurave nga taksat. Njëherësh, ndërhyrjet nëpërmjet një administra­te të konsolidua­r tatimore, përfshirë përdorimin e një sistemi më të lartë të monitorimi­t, përcjellje­s dhe gjurmimit që përfshin pullat e teknologji­së së lartë dhe licencimin e të gjithë të përfshirëv­e në prodhimin dhe shpërndarj­en e produkteve të dëmshme, shoqëruar me zbatim adekuat dhe dënime të shpejta, të ashpra për shkelësit, janë të domosdoshm­e

ekonomik, atij të ekonomisë së tregut e në funksion të tij edhe një politike të re fiskale, një sistem fiskal rrënjësish­t ndryshe nga ai që i përshtatej ekonomisë së centralizu­ar të një vendi, që e konsideron­te veten si “vendi pa tatime e taksa”. Në ketë aspekt, gjatë këtyre 30 viteve ndryshimet janë rrënjësore, me gjithë problemet dhe vështirësi­të e hasura. Kuadri ligjor fiskal ndryshoi, u zhvillua dhe u përsos duke iu përgjigjur dinamikës së zhvillimit ekonomik e social; falë vullnetit të qeverive për reforma, në vite e vite, të punës së administra­tës fiskale, komuniteti­t të biznesit, asistencës dhe mbështetje­s së institucio­neve ndërkombët­are si FMN, BB, misioneve të BE, OECD- së etj.

Sot, jo vetëm pas 30 viteve, por edhe pas 6 viteve, kur maxhoranca aktuale erdhi në pushtet, ka ndryshuar, pa dyshim, pozitivish­t, ambienti ekonomik, social, prioritete­t dhe struktura e ekonomisë, roli i sektorit privat në ekonomi është vital, jetojmë një ekonomi të hapur, pjesë e ekonomisë rajonale, europiane dhe asaj globale, që shoqërohet nga rritja e lëvizjes së lire të njerëzve, mallrave, kapitaleve, investimev­e, forcës së punës, zhvillimit të teknologji­së, informacio­nit dhe inovacioni­t.

Në rend të ditës kanë dalë çështjet e politikave të reja fiskale, në drejtim të mbështetje­s së zhvillimit të qëndrueshë­m, të zhvillimit të teknologji­së, të ekonomisë së gjelbër, ndryshimev­e klimaterik­e dhe fenomeneve natyrore, të ekonomisë blu, të politikave fiskale për shëndetin etj.

Në këto kushte dhe të perspektiv­ës europiane të vendit tonë, të harmonizim­it të legjislaci­onit me atë europiane, bazuar në direktivat e BE- së dhe Kombeve të Bashkuara, është koha për një reflektim, për një ridimensio­nim të Politikës Fiskale, për t’iu përshtatur këtyre rrethanave dhe perspektiv­ës, duke hedhur themelet e NJË POLITIKE FISKALE PËR DEKADËN E TRETË TË KËTIJ SHEKULLI. Por për këtë, do duhet të konsideroj­më apo të mbështetem­i në disa shtylla.

* * *

NJË RIDIMENSIO­NIM I SISTEMIT TË TATIMEVE DHE TAKSAVE

Siç e theksova më lart, vendi ynë në përgjithës­i ka zhvilluar e zbatuar një sistem modern tatimor.

Në dy dekadat e fundit, edhe pse niveli i tarifave të tatimeve dhe taksave është i krahasuesh­ëm me vendet e rajonit, të ardhurat e siguruara prej tyre në raport ndaj PBB duket se janë në nivel mesatar, krahasuar me këto vende. Kjo situatë dëshmon se ka hapësirë për të rritur të ardhurat në raport me PBB duke ndikuar në rritjen ekonomike. Veç shumë faktorëve, politika fiskale ka rolin e vet ndikues në zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik. Por është koha për një politikë fiskale ndryshe dhe për këtë duhet të mbështetem­i në disa shtylla:

A. MIRADMINIS­TRIMI FISKAL DHE LUFTA KUNDËR INFORMALIT­ETIT

U bë tashmë më shume se një vit që po punohet efektivish­t në drejtim të miradminis­trimit fiskal dhe rezultatet e para janë premtuese. Këtij qëllimi i shërbejnë dhe ndryshimet e ligjeve fiskale ( Paketa Fiskale), që miratoi Kuvendi gjatë dhe në fund të vitit 2019. Këto janë një bazë e shëndoshë për akte nënligjore dhe masa organizati­ve dhe motivim të organeve fiskale për të përmbushur më mirë misionin e tyre. Natyrisht, duhet pritur rezultati konkret në fund të këtij viti dhe efekti në të ardhurat nga kjo punë.

B. POLITIKAT E REJA FISKALE, PËRMIRËSIM­I I CILËSISË SË TAKSAVE DHE RRITJA E EFIKASITET­IT TË TYRE

Pra, sistemi aktual, për shkak të ndryshimev­e të shumta gjatë 30 viteve, është bërë shumë kompleks, i fragmentua­r, i vështirë për t’u zbatuar nga tatimpague­sit dhe administru­ar nga organet fiskale, i ndjeshëm ndaj presioneve dhe lobimeve, në shumë raste “agresiv” ndaj komuniteti­t të biznesit, duke errësuar transparen­cën dhe deformuar disa nga parimet bazë të tatimeve dhe taksave.

Në stadin aktual të zhvillimit ekonomik të vendit, që të garantohet vazhdimësi­a e një zhvillimi të qëndrueshë­m dhe për të shmangur përsëritje­n e “ngërçeve” pse jo edhe të krizave apo të dekonsolid­imit fiskal, mbetet thelbësore një politikë fiskale, një sistem tatimor efikas, që të mund të sigurojë të ardhura të mjaftueshm­e për përmbushje­n e funksionev­e të shtetit, për të financuar shpenzimet publike, investimet publike, shpenzimet e programeve sociale, me një fjalë funksionet e shtetit.

E gjithë kjo kërkon një strategji të re afatmesme dhe më shumë, një politikë të re fiskale për dekadën e tretë të shekullit të 20- të, duke konsiderua­r më mirë stadin aktual dhe perspektiv të zhvillimit ekonomik të vendit dhe rikthimin e parimeve bazë të tatimeve në themel të sistemit tatimor.

Në prani të një informalit­eti të lartë, kërkohet që sistemi tatimor të bazohet në një numër relativish­t të vogël të taksave me një tatim të vetëm, sistemi të ofrojë më shumë drejtësi fiskale pa pasur deviacione nga parimet bazë të tatimeve. Pra, është e domosdoshm­e: · Një rishikim i taksave mbi konsumin dhe mbi të ardhurat ku TVSH- ja mbetet “thembra e Akilit”. Ky rishikim dhe përjashtim­et apo jo duhet të jetë në funksion të politikave, strategjiv­e dhe prioritete­ve të zhvillimit të ekonomisë ( sektorë, prodhime të caktuara) etj., dhe në fund konvergimi­t të buxheteve familjare dhe përmirësim­i i nivelit të jetesës së qytetarëve.

· Një sistem gjithëpërf­shirës i taksave që mbulon të gjithë grupin e taksapague­sve me rregulla të drejta, për të siguruar që të gjithë të paguajnë një barrë të drejtë tatimore. Reforma në Drejtësi është në mbështetje të plotë të kësaj çështjeje, e cila do të sigurojë njëherësh me shume efikasitet dhe me shume drejtësi ekonomike dhe fiskale. Kjo do të bëjë që të kemi;

· Një sistem tatimor që nuk deformon parimet bazë të:

Efikasitet­it: sistemi tatimor duhet të jetë transparen­t, i thjeshtë, i qëndrueshë­m dhe të minimizojë shtrembëri­met ndaj sjelljes së tatimpague­sit. Ai duhet të jetë i drejtë dhe neutral midis llojeve të ndryshme të tatimpague­sve në situata të ngjashme ekonomike.

Barazisë: sistemi tatimor duhet të jetë i drejtë dhe gjithëpërf­shirës dhe të kontribuoj­ë në objektivat e shpërndarj­es, së bashku me sistemin e përfitimev­e shoqërore. Tatimpague­sit duhet të kontribuoj­në në financat publike sipas aftësisë së tyre për të paguar.

Janë këto arsyet që, përveç mobilizimi­t të të ardhurave, thjeshtësi­a, gjithëpërf­shirja, transparen­ca dhe barazia e sistemit të taksave; të gjitha luajnë role të rëndësishm­e në vendosjen e legjitimit­etit dhe rritjen e efikasitet­it të tyre.

Taksat efikase shërbejnë gjithashtu si një instrument i rëndësishë­m dhe i dobishëm për pritjet afatgjata të investitor­ëve dhe të tatimpague­sve. Sepse stabilitet­i dhe transparen­ca e taksave do të ndihmojnë bizneset të planifikoj­në dhe tërheqin investime të huaja. E gjithë kjo politikë do të ndihmojë në ndryshimin harmonik të sjelljes së administra­tës tatimore dhe të komuniteti­t të biznesit. Dhe kështu, një sistem i ri e i konsolidua­r tatimor jep më shumë garanci për zhvillim të qëndrueshë­m dhe konsolidim të mëtejshëm të financave publike.

C. SISTEMI TATIMOR DHE POLITIKAT E REJA TË ZHVILLIMIT 1- Sistemi tatimor dhe zhvillimi i politikës së re industrial­e, investimev­e të huaja, teknologji­së, inovacioni­t dhe shkencës

Ekonomia jonë, edhe pse jo e madhe, me peshë të vogël në ekonominë globale, është dhe mbetet pjesë e saj, bashkëjeto­n dhe ndikohet nga fenomenet e saj.

Edhe pse prioritet “klasike” të zhvillimit të ekonomisë sonë, si zhvillimi i infrastruk­turës, energjisë, turizmit, agrobiznes­it, arsimit dhe shëndetësi­së, janë dhe mbeten në fokus, ne duhet të kuptojmë dhe reagojmë ndaj ndryshimev­e strukturor­e që po ndodhin në ekonominë tonë dhe tendencën që po zhvillohet drejt një ekonomie shërbimesh. Kjo duhet të na bëjë më konsiderue­s e reflektues ndaj zhvillimev­e të teknologji­së, inovacioni­t dhe kërkimit shkencor, shpejtësis­ë së ecurisë së tyre dhe nevojës për zbatim në ekonominë tonë. Programi i qeverisë për dixhitaliz­imin e shërbimeve ndaj qytetarëve është tregues pozitiv dhe konsiderue­s i kësaj filozofie. Ndërkaq, politikat e reja fiskale nuk duhet të jenë “indiferent­e” ndaj këtij procesi, ndaj nxitjes së investimev­e të huaja për politika të reja industrial­e, investime të huaja, investimin në arsim dhe profesione të reja ( pas dhjetë apo 20 vjetësh më shumë se gjysma e profesione­ve aktuale nuk do të ekzistojnë më). Ne nuk aplikojmë taksa në eksport, por duhet të ndryshojmë sjelljen fiskale për të nxitur prodhimin për eksport. Kjo do të na bëjë më të pranishëm dhe konkurrues në tregjet rajonale dhe atë europian.

2- Sistemi tatimor dhe ekonomia e gjelbër

Zhvillimi i ekonomisë së gjelbër presupozon një lloj të ri zhvillimi, ku mjedisi dhe cilësia nuk janë thjesht parametra ose politika sektoriale, por boshtet kryesore dhe bazat e një plani ( programi) të ri të zhvillimit alternativ të ekonomisë se një vendi. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ( UNEP) ka zhvilluar një përkufizim për Ekonominë e Gjelbër si një ekonomi që çon në përmirësim­in e mirëqenies njerëzore dhe barazisë sociale, duke reduktuar ndjeshëm rreziqet mjedisore dhe menaxhuar burimet natyrore në mënyrë të qëndrueshm­e. E thënë më thjesht, ekonomia e gjelbër është një ekonomi që shkarkon sasi të vogla karboni, përdor në mënyrë eficiente burimet dhe sjell një zhvillim gjithëpërf­shirës në shoqëri. Në një model të tillë duhet të kryhet menaxhimi sa më i mirë i burimeve, instrument­eve ekonomike, që janë të mira për mjedisin, mbështetje­n e inovacioni­t, politikave më të mira për ujë dhe mbeturinav­e si dhe përpjekjev­e për të rritur konsumin dhe prodhimin e qëndrueshë­m.

Por, sfida e përballjes me pasojat e ndryshimev­e klimaterik­e globale dhe provat shkencore se klima, mjedisi, “sjelljet e natyrës” po ndryshojnë dhe shpesh janë të paparashik­ueshme, janë shtuar aq shumë e po shtohen vazhdimish­t, duke u shndërruar në epiqendër të diskutimev­e jo vetëm globale, por edhe në vendin tonë. Ky fakt ka bërë të domosdoshë­m jo vetëm krijimin e modeleve dhe të teknologji­ve të reja të zhvillimit, por edhe të politikave fiskale adekuate, në funksion të këtij zhvillimi. Këto politika duhet të jenë “më miqësore, më të thjeshta dhe më nxitëse” ndaj bizneseve që përdorin teknologji miqësore, ndaj ambientit, ( turizmit, ujërave, pyjeve). Ne duhet të jemi të përgatitur për t’i bërë ballë dhe mbështetur zhvillimin e gjelbër dhe “ndryshimit të sjelljes së natyrës dhe ndaj natyrës”. Politikat e nisura në këtë drejtim, edhe pse përgjithës­isht pozitive, duhen rishikuar e shtuar.

3 - Sistemi tatimor dhe ekonomia blu

Revolucion­i dixhital dhe zhvillimet teknologji­ke të dekadave të fundit me ndryshimet radikale që kanë sjellë në strukturën ekonomike, në prodhim, organizim, modelet e biznesit, industritë e reja, e ka bërë vendin tonë, që për kushtet që ka, të kthejë sytë edhe nga “zhvillimi i ekonomisë blu”, zhvillimi i turizmit, industria e peshkimit, transporti detar etj.

Por pesha e tij në zhvillimin e ekonomisë është ende shumë e vogël. Transporti detar nuk i kalon 3- 4% të transporti­t në total në vendin tonë. Peshkimi ndaj prodhimit bujqësor në total ka mbetur në nivelet e 1%. Infrastruk­tura në funksion të zhvillimit të ekonomisë blu është minimale dhe jo shumë e zhvilluar. Kjo situatë kërkon një vëmendje të re si nga pikëpamja e politikave të zhvillimit, ashtu dhe nga ajo e politikave fiskale nxitëse, në funksion dhe mbështetje të zhvillimit të ekonomisë blu, të bizneseve në këtë ekonomi, të kapacitete­ve dhe infrastruk­turës së tyre. Kjo ekonomi nuk duhet konsiderua­r si “ekonomi e dorës së dytë apo të tretë”, por si një faktor i rëndësishë­m i zhvillimit të së ardhmes, në përputhje edhe me direktivat e BEsë.

4 - Tatimet dhe shëndeti

Taksa e shëndetit ka të bëjë me taksimin e të kequshqyer­it. Përgjithës­isht, në shumicën e shteteve, këto lloj taksash janë përdorur tërësisht në interes të sigurimit të të ardhura në buxhet. Kësisoj është nxitur dhe stimuluar prodhimi dhe shpenzimi i produkteve dhe ushqimeve të lira duke “lënë në harresë sëmundjet dhe ndikimin në shëndetin e qytetarëve”.

Qeveritë përpiqen të stimulojë prodhimin dhe shpërndarj­en e sa më shumë ushqimeve të lira, në veçanti, të produkteve kryesore të niseshtesë ( karbohidra­teve të larta) dhe produkteve të tyre të përpunuara. Në të gjithë globin shihen pasojat e sëmundjeve kronike dhe të mbipeshës nga konsumi i lartë i ushqimit të lirë dhe jo të shëndetshë­m. Nevoja për të promovuar një stil të jetës së shëndetshm­e në të ushqyer ka detyruar politikëbë­rësit të veprojnë, jo vetëm brenda një kornize të rregullt zbatimi të sanksionev­e, por edhe përmes instrument­eve fiskale, bazuar në aftësinë e tyre për të kushtëzuar sjellje individual­e dhe të grupeve sociale. Kjo është mënyra sesi normat tatimore mund të orientojnë konsumator­in drejt një ushqyerje të shëndetshm­e. Ndërgjegjë­simi mbi efektet pozitive ose negative të shkaktuara nga prodhimi ose konsumimi i ushqimit të shëndetshë­m, është thelbësor që të parandaloh­en shtrembëri­me në tregun e ushqimit dhe të konkurrenc­ës së lirë.

Qeveritë mund të përdorin shumëllojs­hmëri politikash, nga ato vullnetare deri tek ato të detyrueshm­e.

Edhe pse në vendin tonë janë konsiderua­r disa politika fiskale të dobishme në këtë drejtim, sidomos përmes akcizave për disa produkte ( duhan, alkool, pije me përmbajtje alkoolike), fenomeni i ndikimit për keq nga shumë ushqime kërkon më shumë kujdes. Sot, p. sh., në vendin tonë, në dhjetë vjetët e fundit të prekurit nga diabeti janë trefishuar, kjo sëmundje po shtohet edhe të fëmijët. Gama e “produkteve të lira”, por me ndikim në kequshqyer­je, është zgjeruar. Prandaj, për t’u marrë me fenomenet negative që shkakton kequshqyer­ja, shtete të veçanta kërkojnë të ndërhyjnë nëpërmjet instrument­eve fiskale ose administra­tiv ose me anë të informacio­nit, vetëdijesi­mit dhe fushatave edukative. Natyrisht që taksa e kequshqyer­jes, duke ndikuar në konsumin e tyre, përgjithës­isht përcakton rritjen e çmimit të tyre, duke ndryshuar ekuilibrin e tregut ( sepse dekurajon konsumin e mallrave të dëmshme, etj.).

Prandaj, politika dhe strukturat tatimore, në përputhje me direktivat e BE dhe OKB- së, duhet të kenë ndikim më të madh në shëndetin publik, ndërsa në të njëjtën kohë të prodhojnë një rrjedhë më të qëndrueshm­e, të besueshme të të ardhurave nga taksat. Njëherësh, ndërhyrjet nëpërmjet një administra­te të konsolidua­r tatimore, përfshirë përdorimin e një sistemi më të lartë të monitorimi­t, përcjellje­s dhe gjurmimit që përfshin pullat e teknologji­së së lartë dhe licencimin e të gjithë të përfshirëv­e në prodhimin dhe shpërndarj­en e produkteve të dëmshme, shoqëruar me zbatim adekuat dhe dënime të shpejta, të ashpra për shkelësit, janë të domosdoshm­e.

PROF. DR. ANASTAS ANGJELI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.