Vdekja e biznesmeni­t të kromit, shoferi jep dy versione

Policia merr në mbrojtje familjen e drejtuesit të furgonit

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Biznesmeni i kromit që humbi jetën dy ditë më parë pas një aksidenti automobili­stik, Murat Duriçi, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme.

Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë marrë këtë vendim, të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar, për shkak të rrethanave si ka ndodhur ngjarja. Murat Duriçi u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në një kanal, ndërsa dyshohet se personi që e kishte goditur për vdekje është shtetasi Mentor Çeku. Ky i fundit, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohet. Mentor Çeku, 45 vjeç, banues në Qytetin e Ri, Bulqizë, mësohet se ka dhënë dëshmi kontradikt­ore.

DËSHMIA

Sipas informacio­neve të marra nga uniformat blu, fillimisht Çeku ka deklaruar se ishte me shpejtësi dhe nuk e ka parë 53- vjeçarin Duriçi teksa kalonte në rrugë. Ndërkohë, në një moment tjetër të dhënies së dëshmisë, ai është shprehur se mjetin po e drejtonte djali i tij. Kjo dëshmi është marrë me rezerva nga hetuesit e ngjarjes, duke menduar se po tentohet të "fajësohet" djali 16- vjeçar, për të përfituar lehtësira. Pak orë pas arrestimit, Mentor Çoku i tha Policisë lokale se: "Po udhëtoja pak me shpejtësi nga lagja ' Gjeologu' drejt Qytetit të Ri. Kam parë një person që u përplas në pasqyrën time dhe ra në kanal. Pata shumë frikë ta merrja dhe ta dërgoja në spital, pasi njerëzit e tij mund të hakmerresh­in. Shkova në shtëpi, mora gruan dhe fëmijët dhe u largova drejt Zerqanit". Ndërkohë, dje pasdite Çoku ka dhënë tjetër version. Ai u tha oficerëve të Policisë se në timon, në momentin e aksidentit, ka qenë djali 16- vjeçar. "Më erdhi keq për ngjarjen e ndodhur. Nuk ka asgjë të qëllimshme. Makinën, në momentin që u përplas Murat Duriçi, po e drejtonte djali im. Nuk më kujtohet nëse Duriçi ishte në rrugë apo trotuar. Por më vonë vure re se pasqyra ishte dëmtuar pas përplasjes me Duriçin", ka pohuar Mentor Çeku në Polici. Duriçi kishte reputacion të madh në zonë dhe gëzonte mbështetje nga të afërmit dhe qytetarët. Situata në qytet nga momenti i ngjarjes nuk ka qenë e qetë. Familja Çeku është larguar nga banesa, ndërkohë Policia e Bulqizës ka organizuar shërbim pranë shtëpisë së saj. Bëhen përpjekje që ngjarja e ndodhur të mos shkaktojë viktima të tjera.

NGJARJA

Ngjarja, që paraprakis­ht dyshohet si aksident, ka ndodhur rreth orës 17: 00 në Bulqizë, në kohën kur biznesmeni 52- vjeçar, Murat Duriçi, po ecte buzë një rruge me pisha në periferi të qytetit. Burime nga Policia e Dibrës thanë se një furgon tip "Ford", që lëvizte në drejtim të FushëBulqi­zës, e ka goditur me pasqyrë, duke e hedhur Duriçin në kanalin në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit, i cili u arrestua rreth orës 21: 00 të së premtes, në një fshat të largët të Bulqizës, 45- vjeçari

Mentor Çeku, ka vazhduar rrugën pa ndaluar për t'i dhënë ndihmën e parë personit që ka aksidentua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.